Futboll Gossip Sport

NË KARANTINË BASHKË/ Konfirmohet lidhja e sulmuesit të Kombëtares me Oriola Marashin (FOTO)

Prej kohësh flitet se sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, është në një lidhje me modelen Oriola Marashi.

Kjo gjë duket se është konfirmuar përfundimisht dje, me rastin e ditëlindjes së Grezdës.

Ata kanë postuar të dy të njëjtën tortë, ndërkohë që janë duke e kaluar bashkë karantinën.

Grezda ka postuar edhe një foto, duke thënë se Oriola e ka detyruar me zor të festojë, por nuk ka shfaqur foto me këtë të fundit.

Ndërsa jeta e tyre personale është si mos më mirë, nuk mund të thuhet e njëjtga gjë për aspektet e tjera.

Grezda dështoi tek Rangers i drejtuar nga i famshmi Steven Gerard dhe prej kohësh e ka humbur edhe vendin në ekipin Kombëtar.

Oriola nga ana tjetër u zhduk për ca kohë nga vendi, për shkak se u kap nga policia me drogë me një mashkull tjetër në Tiranë.

Nuk dihet nëse hetimet ndaj saj vijojnë, apo policia ka mbyllur çdo gjë.

Related posts

LIVERPOOL NË TELASHE/ Ka vetëm një shans për t’i shpëtuar “grupit të hekurt” në Champions League

Isa.Autor

E pranon Guardiola/ Këto dy SUPER ekipe janë me të forta se ne, pasi kanë…

Isa.Autor

Alisson arrin marrëveshjen, zbuloi klubin e ri të portierit brazilian

Isa.Autor

Leave a Comment