Futboll Seria A Sport

NË KËRKIM TË NJË PORTIERI/ Milan gati 30 milionë euro për zëvendësuesin e Donnarummës, ja dy kandidatët

Gianluigi Donnarumma do të largohet nga Milani këtë verë, me gardianin që pritet të bashkohet me Chelsean ose PSG-në. Milan ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin dhe emrat janë dy.

Bëhet fjalë për Alex Meret dhe Juan Musso. Portieri i Napolit nuk është i kënaqur tek ekipi i kaltër, njësoj si këta të fundit, të cilët kërkojnë ta largojnë. Nga ana tjetër, pista “Musso” duket pak më e vështirë, pasi për të ka dhe ekipe të tjera në garë.

Argjentinasin, Interi e shikon si pasuesin e Handanovic, por nuk ofron më shumë se 25 milionë euro dhe ky mund të jetë avantazhi i Milanit, që ka gati 30 milionë euro. Mbetet për t’u parë se për kë do të vendosin drejtuesit kuqezi, për italianin e Napolit, apo për argjentinasin e Udineses.

Related posts

Gjashtë ndeshje në Serie A, vetëm 3 pikë. Hera e fundit kur kjo i ndodhi Romës ishte viti 2013

Q.Autor

LUFTA MES IZRAELIT DHE PALESTINËS/ Yjet e futbollit reagojnë ashpër në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Preferon stilin e SARRIT mbi CONTE e MOU/ Hazard paralajmëron edhe RIVALËT

Isa.Autor

Leave a Comment