Futboll Seria A Sport

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Gattuso nuk arrin Icardin, gjen menjëherë zëvendësuesin e tij në merkato

Mediet italiane shkruanin se Napoli ishte futur në garë për të bindur sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardin. Ky i fundit nuk e ka më të qartë të ardhmen dhe mund të largohet nga ekipi francez, sigurisht pa një biletë rikthimi në “San Siro”.

Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka folur për Sky Sport 24 duke konfirmuar se klubi i tij nuk është në gjendje ta përballojë ekonomikisht. “Ndalimi i futbollit ka ndikuar ekonomikisht dhe te klubit. Një moment i vështirë në të gjithë këtë periudhë.

“Icardi? Të gjithë e duan Icardin, por është shumë larg me financat tona. Lojtari i Sassuolos, Jeremie Boga, është shumë interesant, por nuk kemi vepruar ende drejt tij”, – tha zyrtari napolitan.

Related posts

YILDIZ ME ÇDO KUSHT/ Xabi Alonso i fiksuar pas turkut, fut në “siklet” Perez

F.autor

“REJA BËRI MIRË QË MË NDËRROI”/ Mbrojtësi Kumbulla: Roma më e fortë se Lazio e Strakoshës

Delo.autor

PËRPLASJA E RREZIKSHME ME BALAJN/ Zbulohet gjendja e portierit të Hungarisë

Delo.autor

Leave a Comment