Futboll Seria A Sport

ZBULON SE Ç’DO TË NDODHË ME SERIE A/ Gravina: Juventus nuk e do titullin në tavolinë

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, ka sqaruar se përparësia e futbollit italian nuk ndryshon: “Prioriteti absolut është përfundimi i kampionateve kombëtare. Hipoteza është të rifillojmë nga 20 maji, ose në nisje të qershorit, për të përfunduar në korrik. A përfshin ky plan edhe muajin gusht dhe shtator? Unë kam saktësuar se do të më vinte keq të marr përsipër rrezikun e kompromentimit të një sezoni tjetër për të shpëtuar këtë.

Çështja e titullit? Ne duhet të vendosim nëse do ta caktojmë apo jo, nëse nuk përfundon kampionti. Por, Juventusi (kryesuesi aktual) nuk e pëlqen titullin në tavolinë. Ndeshje asnjanëse? Nuk është zgjidhje e mirë, por mbetet një ide për të cilën po punojmë. Ne po mundohemi të identifikojmë katër, ose pesë mundësi”.

Mundësia që sezoni të mos mbarojë, megjithatë, është ende e pranishme: “Unë mendoj se anulimi i gjithçkaje është mjaft e komplikuar. Do të kishte një padrejtësi serioze, që do të krijonte probleme ligjore gjatë një emergjence epidemiologjike. Përfundimi në gjykatë nuk do të ishte një akt me përgjegjësi të madhe në kësi rastesh”.

Related posts

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Memushaj thuasje i Pescarës

Sadik.Autor

YLLI DREJT LARGIMIT NGA “CAMP NOU”/ Afrimi i Suarez i kushton shtrenjtë Juventus, ja shkaku

Delo.autor

HUNGARI-SHQIPËRI/ Dhimbje koke që pas 45 minutash, Reja humb menjëherë dy titullarë

Delo.autor

Leave a Comment