Futboll Kategoria Superiore Sport

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Gjest i madh, Teuta dhuron ushqime për familjet në nevojë (FOTO)

Në këtë kohë të vështirë Koronavirusi, ku e gjithë Shqipëria është izoluar, për të parandaluar përhapjen në masë të COVID-19, futbollistët e Teutës, kanë bërë një gjest fantastik.

Klubi bregdetar, i është gjendur pranë një familje në nevojë, duke e ndihmuar me ushqime dhe produkte të ndryshme. Të pajisur me dorashka, futbollistët Emiljano Vila, Sherif Kallaku, Lorenco Vila, Dejvi Kapllani dhe trajneri i portierëve Xhevahir Kapllani, kanë shkuar pranë familjes në nevojë duke i çuar ndihma.

TEUTA

“Nuk ka Unë,Ti,Ai/Ajo ekziston një fjalë SË BASHKU.Së bashku për të ndihmuar sadopak familjet në nevojë.#solidarizohudheti #sebashku #100viteteuta”, shkruan Teuta në faqen zyrtare.

Related posts

E riktheu SKËNDERBEU pas dy vitesh, braziliani jo i gatshëm të luajë me korçarët

Isa.Autor

PAS NJË AKSIONI MODEL/ Shikoni golin e realizuar nga “përbindëshi” Haaland (VIDEO)

Delo.autor

RASTI “DIALLO” TEK PSG/ Shfaqen kërcënime jete. Vajza mohon nga rajoni, por rrezikon shumë

Delo.autor

Leave a Comment