Futboll Sport

HISTORIA E TRISHTË/ Frika nga Koronavirusi dhe sëmundja e rëndë, rrëfimi drithërues i talentit që po lufton me jetën

Pandemia e Koronavirusit e ka prekur edhe botën e futbollit duke mos perjashtuar asnjë klub të Evropës. Dhe më shumë se askush këtë krizë globale e ka ndjerë, futbollisti i skuadrës së moshave të Noruiçit, Shi Hutçinson për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi ai është në rrezik të shtuar për tu kapur sëmundjen vdekjeprurëse.

19-vjeçari ka sëmundjen e trashëguar të quajtur ‘Sindroma Alport’, e cila shkakton një rënie progresive të funksionit të veshkave. Sëmundja, për të cilën nuk ka shërim, ka ndikuar gjithashtu në dëgjimin, shikimin dhe nivelin e energjisë të futbollistit

Ai në vitin 2018 transplantoi veshkën e babit por tashmë ajo punon vetëm 17 përqind, ndërkohë që tashmë ka nevojë për një tjetër transplant të veshkës.

Sulmuesi, i cili aktualisht është duke u izoluar në shtëpinë e tij të familjes në Londër, mbetet optimist dhe thotë se ai do të vazhdojë të luftojë sëmundjen me gjithçka që ka.

Hutchinson-e1586310331857

“Futbolli ka qenë gjithmonë e vetmja gjë për të cilën kam menduar ndonjëherë, por gjithsesi, shëndeti vjen para futbollit, ndonjëherë është e vështirë, por unë e di këtë. Por nuk do të heq dorë nga ëndrra ime në asnjë rrethanë. Unë kam kaluar përmes kësaj më parë dhe do ta përsëris atë përsëri. ”

Hatçinson pranon se ai fshehu gjendjen e tij nga zyrtarët e klubit fillimisht pasi ai mendoi se kjo gjë do ta penalizonte atë për të vazhduar karrierën e tij.

“Unë fillimisht e fsheha gjendjen time nga stafi këtu sepse mendova se do të kishte një efekt në karrierën time dhe atë që trajnerët menduan se do të mund të bëj, por më pas të gjithë më kanë mirkuptuar,” shpjegoi ai.

Hutchinson-2-e1586310376882

“Unë kam një rutinë pak më të ndryshme për shokët e mi të skuadrës, pasi ka ditë që trajnohem më pak. Takohem rregullisht me stafin teknik, për t’u siguruar që gjithçka po shkon në rregull. Unë mundohem të jap maksimumin tim, kurdoherë.”.

Ai tregon se drejtuesit e Noruiçit kanë qenë tepër mbështetës të tij gjatë gjithë kohës së tij në klub. “Te klubi i Noruiçit kanë qenë të jashtëzakonshëm, të gjithë nga trajnerët te lojtarët. Jam me fat që jam në një klub kaq të shkëlqyeshëm. Ata kanë qenë fantastik me mënyrën si më kanë mbështetur”, u shpreh 19-vjeçari për talkSPORT.

Related posts

LIVE/ Po luhet finalja e Superkupës së Gjermanisë Dortmund-Bayern Munich. Rezultati 2-0

Delo.autor

E akuzoi se e kishte tradhëtuar 35 herë, futbollisti i kombëtares rikthehet me të dashurën? (FOTO)

Sadik.Autor

YLLI ATLETIKO MADRITIT/ Griezmanni e zbulon se ku dëshiron ta përfundojë karrierën

Isa.Autor

Leave a Comment