Futboll Premier League Sport

NËNA E GUARDIOLAS VDES NGA KORONAVIRUSI/ Disa javë pasi tekniku dhuroi 1 mln euro për të luftuar COVID-19

Drama e Coronavirus trondit Pep Guardiolën. E prekur nga Covid-19, mamaja e trajnerit të Manchester City, ka ndërruar jetë në një nga spitalet e Barcelonës.

Lajmi është konfirmuar nga klubi anglez ku punon Guardiola, i cili shkruan në një postim në twitter se Dolors Sala ishte 82-vjeç.

Kampionët e Premier League konfirmuan lajmet në Twitter të hënën pasdite

Lajmi tragjik vjen javë pasi vetë Guardiola bëri një dhurim bujar prej 920,000 £ (1 mln euro) për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit në Spanjë.

Guardiola caktoi paratë, dërguar në fondacionin Angel Soler Daniel, për të shpenzuar për blerjen e pajisjeve mjekësore.

Fondi mban emrin e një mjeku nga Santpedor që vdiq në vitet ’70.

Manchester City konfirmoi lajmin se nëna e Guardiola ndërroi jetë në moshën 82 vjeç

Guardiola aktualisht është rikthyer në shtëpi në Barcelona pas shpërthimit, ku ai u ka bërë thirrje tifozëve të futbollit të qëndrojnë në shtëpi për të zvogëluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

“Na mungon futbolli,” tha ai. ‘Na mungon jeta që kemi pasur disa ditë më parë, por tani është koha për të dëgjuar, për të ndjekur shkencëtarët, mjekët dhe infermierët tanë“.

Related posts

DEBATET ME TRAJNERIN/ Pogba: Jam i gatshëm të mos luaj nëse Mourinho…

Isa.Autor

PAMJET/ Protagonist në La Liga, Myrto Uzuni ndëshkon Almerian, gol i sulmuesit kuqezi

F.autor

SHORTI I EUROPA LEAGUE/ Legia “peshkon” Napolin dhe Lester. “Buzëqesh” Lazio

Delo.autor

Leave a Comment