Futboll Shqipëri Sport

ZYRTARISHT PËR TITULL/ Flamurtar cinik, Bushiç konfirmohet “makinë” pikësh (VIDEO)

Ndeshja e dytë e javës së 17 të Superligës për ditën e sotme ishte takimi mes Flamurtarit dhe Kamzës, që përfundoi me fitoren 1-0 të vendasve. Sfida e luajtur në Vlorë, rrezikonte shtyrjen për shkak të kushteve atmosferike, mirëpo ekipet vendosën të luanin, edhe pse fusha ishte e rënduar nga uji. Pjesa e parë e takimit është mbyllur në barazim pa gola, teksa të dyja skuadrat kanë sfiduar reshjet e shiut, duke prodhuar lojë me ritëm të lartë. Janë vendasit që hidhen në sulm në fillim të pjesës së parë, teksa fitojnë një goditje nga këndi, por pa shfaqur rrezik.

Më pas janë miqtë që shfaqen në krahun tjetër, teksa në minutat e para Plaku dhe Frashëri mund të bënin diçka për të kaluar në avantazh. Më pas janë sërish futbollsitët e Flamurtarit që tentojnë portën. Alvesh kishte një mundësi të shkëlqyer në minutën e 16` teksa nga jashtë zone gjuan drejt portës, por është Avdyli ai që bën heroin duke shpëtuar Kamzën nga goli.

Pas këtij momenti loja zhvendoset në mesfushë, aty ku të dyja skuadrat prodhojnë shumë, por nga mënyra dhe stili i lojës poshtë, hasin shumë vështirësi me qarkullimin e topit për shkak të shiut. Për këtë arsye pas minutë së 30-të ritmi ulet ndjeshëm edhe për shkak të lodhjes së lojtarëve. Me barazimin 0-0 ekipet u drejtohen dhomave të zhveshjes në pushimin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë e lojës nis mirë për vendasit, që edhe pse nuk kanë grintën e pjesës së parë janë më kërkues në fushë. Kështu zhbllokimi i sfidës do të vinte pikërisht nga kapiteni Tomislav Bushiç në minutën e 66, ku pas një goditje këndi, topi shkon te kapiteni i Flamurtarit që mposht Avdylin. 1-0 për vlonjatët që marrin frymë lirisht, ndërsa Ilir Daja u kërkon të tijëve të mos lejojnë hapësira për kundërshtarin.

Sakaq në minutat e mbetura Kamza përpiqet të gjejë rrjetën, por mbrojtja e Flamurtarit kthehet në mur, teksa dhe ato pak raste që krijohen nga futbollsitët e Kamzës, shpërdorohen para portës. Në minutat e fundit miqtë mund të kishin shënuar, nëse në dy raste nuk do të kishin qenë pritjet shpëtimtare të Koliçit. Por dhe vendasit mund të kishin shënuar me Alesio Hysenin, nëse ky i fundit nuk do të kishte shpërdorur një asist të Kales.

Me fitoren e sotme Flamurtari mbetet në vendin e gjashtë në renditje me 28 pikë, ndërsa Kamza në vendin e parafundit me 12 pikë. Javën e ardhshme Flamurtari përballet me Tiranën në sfidën e fundit për këtë vit ndërsa Kamza kundër Skënderbeut. Ndërkohë goli i sotëm ishte i pesti në kampionat për kapitenin Bushiç.

Related posts

INTER-SHAKHTAR DONETSK/ Inzaghi i beson dyshes së sulmit Lautaro-Dzeko (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Në Angli e bëjnë fakt të kryer, futbollisti i Realit do të transferohet te Juvja në janar

Delo.autor

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Shaqiri: Më dërguan shumë mesazhe kur ndodhi kjo gjë, nuk mendoj se…

Isa.Autor

Leave a Comment