Futboll Seria A Sport

“NËSE NUK DO TË KISHTE QENË AJO NDESHJE…”/ Antonio Cassano, goli që e largoi nga burgu dhe rruga! (VIDEO)

“Nëse nuk do të kishte qenë ajo ndeshje, me siguri do të kisha përfunduar në burg ose do të isha bërë hajdut…”. Një rrëfim i vërtetë, i sinqertë dhe pa asnjë hiperbolizim. i rritur në lagjet famëkeqe të qytetit të Barit, Antonio Cassano e dinte se futbolli ishte i vetmi shpëtim për të, por pikërisht në “San Nicola” do të bënte që shumë të dashuroheshin pas tij!

“Një gol që nuk do të harrohet kurrë, jo vetëm sepse ishte ende 17 vjeç, por sepse luante ndaj Interit dhe sytë e gjithë Italisë ishin atë pasdite në stadiumin e ekipit të “gjelave”.

“Adoleshenti me numër 18 do të “thithte” një top të kroshuar nga rreth 40 metra me thembër duke e përpunuar dhe “dehur” mbrojtësit e Interit, për të shënuar! Ajo ndeshje përfundoi 2-1 për Barin, por Cassano u ngjit në piedestal: Roma, Real Madrid, Sampdoria, Milan, Inter, Parma dhe sërish Sampdoria, por vetëm pak… Një ngjitje dhe rënie! Sepse, karakteri i tij ishte e keqja më e madhe dhe ai që e frenoi!

Related posts

ARRITI 100 NDESHJE ME FANELLËN E JUVENTUS/ Ronaldo: Këtë vit mund të ëndërrojmë diçka madhështore

Delo.autor

“BOMBA” vjen nga ANGLIA: MOURINHO mendon dorëheqjen prej… REALIT

Isa.Autor

Liverpooli rikthehet në Angli/ Shikoni gjendjen e Mohamed Salah (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment