Futboll Premier League Sport

NGA E ARDHMJA E TIJ TEK RIKTHIMI NË FUSHË/ Pogba: Kjo gjë më ka treguar se sa shumë e dashuroj futbollin!

Paul Pogba po ecën mirë me fazën e rikuperimit dhe gati e ka kaluar dëmtimin që ka pësuar disa muaj më parë. Francezi ka folur së fundmi për “Sky Sports”, ku është shprehur se kjo periudhë e ka bërë të kuptojë shumë gjëra.

Ylli i Manchester United nuk ka folur mbi të ardhmen e tij dhe ka theksuar se po fokusohet vetëm te rikthimi në fushë. Ai ka treguar se dëmtimi e ka bërë të kuptojë se sa shumë e dashuron futbollin.

“Gati po rikuperohem plotësisht dhe po mendoj vetëm në lidhje me rikthimin tim, që të stërvitem normalisht me ekipin. Ky dëmtim më ka bërë akoma më të uritur, pasi dua të kthehem dhe të bëj mirë. Dhe mbi të gjitha, më ka treguar se sa shumë e dashuroj futbollin.”

Related posts

BARCELONA PRANË AKORDIT/ Ja “mrekullia” 200 milionëshe që duhet të bëjë Laporta për Messi-n…

Delo.autor

LIVE/ River-Boka: Shtesat nisin si mos më keq për Bokën, mbetet me 10 lojtarë pas kartonit të kuq (VIDEO)

Isa.Autor

Immobile: “Këpuca e Artë? Higuain dështoi me 36 gola…”

Sadik.Autor

Leave a Comment