Futboll Shqipëri Sport

NUK I NDAHET EDY REJAS PËR PAGËN/ Shakohoxha pyet edhe Gjicin: Ore do e paguaje ti këtë?

Komentatori Dritan Shakohoxha, ka vijuar të sulmojë trajnerin e kombëtares shqiptare, Edi Rejën.

Ditën e djeshme Shakohoxha shprehej se tekniku i Shqipërisë nuk duhet të paguhet, pasi po e merr rrogën qyl dhe nuk po punon.

Për këtë ide të tijën, Shakohoxha i mori dhe një mendim presidentit të Kukësit, Safet Gjicit, në intervistën e sotme në “Fan Zone”.

Kombëtarja nuk do të luajë për 10 muaj, sipas mendimit tuaj duhet të paguhet Reja?

Në përgjigjen e tij, Gjici u shpreh:

“Është çështje tjetër ajo e trajnerit të Kombëtares.

Normalisht, nuk do të ishte e drejtë të paguhet 10 muaj pa luajtur asnjë ndeshje.

Duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin, në këtë situatë luftën ta kalojmë të gjithë së bashku”, u shpreh Gjici.

Dritan Shakohoxha prej kohësh ka nisur sulmet edhe ndaj FSHF-së, pas marrdhënieve të prishura me presidentin Armand Duka. (TemA)

Related posts

BARCELONA BIE NË SHTËPI/ Las Palmas befason kryesuesit e La Liga

F.autor

NJERI I FJALËS APO DËSHTAK? Kur Fabregas e humbi bastin dhe i bleu Range Rover bashkëlojtarit (VIDEO)

Delo.autor

“MBANI FRYMËN”/ Boca-River: Nisin emocionet e superklasikes. Formacionet zyrtare

Isa.Autor

Leave a Comment