Futboll Premier League Sport

OZIL SHOKON ANGLINË/ 400 mijë euroshi në javë nuk pranon uljen e pagës, ja arsyeja

Siç është publikuar ekskluzivisht nga “Mirror”, të martën, Mesut Ozil është një nga tre lojtarët e Arsenalit, që për momentin nuk ka pranuar të bashkohet me vendimin për uljen e pagave prej 12.5%, i marrë në dakordësi mes klubit dhe lojtarëve, në mënyrë që të përballen me krizën e “Coronavirus”. Ozil, i cili fiton 400.000 euro në javë dhe është futbollisti më i paguar në skuadër, nuk e përjashton uljen e pagës së tij në të ardhmen, por e ka bërë të qartë se, përpara se të marrë një vendim, dëshiron të presë e të shohë pasojat ekonomike të pandemisë globale.

I pyetur nga “Mirror”, agjenti i turko-gjermanit, Erkut Sogut, nuk pranoi të komentojë, edhe pse disa javë më parë u pozicionua kundër një marrëveshje të tillë, pjesë e së cilës klienti i tij nuk ka pranuar të jetë: “Shtyrja është një opsion, por jo të biem dakord me reduktimin e pagës, ndërkohë që klubet ende mund të korrin të njëjtat fitime si vitin e kaluar”.

Nga ana e tij, Arsenali nuk e ka bërë publik kundërshtimin e Ozil dhe dy shokëve të tij të skuadrës për ta reduktuar pagën prej krizës. “Topçinjtë” janë kufizuar në një deklaratë të shkurtër, në të cilën nuk veçojnë asnjë nga futbollistët e tyre, por vlerësojnë bujarinë e trajnerit Arteta dhe lojtarëve:

Këto masa do të hyjnë në fuqi këtë muaj, me dokumentet që do të përfundojnë në ditët në vijim. Nëse arrijmë objektiva të caktuar në sezonet në vijim, kryesisht të lidhura me sukseset në fushë, klubi do ta rimbursojë reduktimin e dakorduar të pagës aktuale”.

Related posts

RRËFEN NJË PRAPASKENË/ Ish-presidenti i Juventus: Si e përjashtuam Conten, nuk do doja të isha gruaja e tij

Delo.autor

RREGULLI I “FIFA”-S/ Mala “burgoset” te Partizani, ja pse nuk ikën dot si lojtar i lirë

Delo.autor

Napoli arrin marrëveshjen me mesfushorin e talentuar italian të Bologna

Sadik.Autor

Leave a Comment