Futboll La Liga Sport

PRAPASKENAT E BUJSHME/ Si dështoi kalimi i Cristiano Ronaldos te Barcelona

Cristiano Ronaldo mund të kishte veshur fanellën e Barcelonës dhe kjo prapaskenë është zbuluar nga ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon. Ky i fundit ka zbuluar se anglezët ia ofruan sulmuesin katalanasve për shkak se ishin xhelozë për sukseset e tyre.

“Manchester United ia ofroi Ronaldon Barcelonës në vitin 2009. Në atë moment marrëveshja me Realin ishte pothuajse e mbyllur, por Sir Alex Ferguson nuk donte që ai të shkonte te Reali. Kjo për shkak se ne kemi fituar më shumë trofe se ata.

Barcelona ishte e kënaqur me diçka të tillë, por Ronaldo e mbajti premtimin që na kishte dhënë ne”, është shprehur Calderon për “AS”. Ronaldo më pas iu bashkua spanjollëve të Real Madrid dhe luajti me ta deri në vitin 2018, duke fituar gjithçka në rang klubesh dhe në aspektin personal.

Related posts

I PADËSHIRUAR TEK BARCELONA/ Aventura me “Djajtë e Kuq” është një dështim për yllin…

Delo.autor

INTER, REALI DHE BAYERN BËJNË GJESTIN E MADH/ Do luajnë bashkë në 3 qytete për të fituar Kupën e…

Delo.autor

MUNGOI NË LISTËN E KOMBËTARES/ Gjimshiti operohet me sukses: Tani koha për t’u… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment