Futboll Ligue 1 Sport

RIKTHIMI TEK BARCELONA? Neymar i bën lëmsh të gjithë me deklaratën e tij!

L’Equipe raportoi së fundmi se Neymar Junior nuk do të rikthehet te Barcelona, por do të qëndrojë te PSG. E kundërta thuhet në Spanjë, ku media pranë katalanasve shprehen se braziliani do të rikthehet në “Camp Nou”.

Në lidhje me situatën, “L’Equipe” ka munësuar një intervistë me Neymar për ta pyetur konkretisht mbi të ardhmen e tij. Edhe pse pritej qartësimi i pikëpyetjeve, ylli i PSG-së i ka trazuar edhe më shumë ujërat me fjalët e tij. Neymar thotë se nuk është diskutuar as rinovimi me ekipin e tij, por as ndonjë lëvizje në ekip tjetër. Sipas tij, në verë do të mendohet në qetësi.

“Nuk kemi folur kurrë për diçka të tillë. Për momentin, shqetësimi ynë i vetëm është Coronavirusi. Në verë do të mendojmë me qetësi. Sinqerisht, nuk ka pasur asgjë për momentin. As rinovim me PSG-në dhe as ndonjë plan për të lëvizur në ekip tjetër.”

Related posts

INTER VAZHDON ME PËRFORCIMET/ Marotta kërkon të marrë në janar titullarin e Chelseat…

Delo.autor

KONFIRMOHET KRISJA/ Gjiganti europian nis bisedimet me Icardin

Delo.autor

Guardiola NUK SHKON tek Argjentina, por ”nxënësi” i tij është një alternativë

Isa.Autor

Leave a Comment