Futboll Premier League Sport

“SHENJESTRON” HEROIN E PËRMBYSJES EPIKE/ Klopp: Ishte i tërbuar, që nuk startoi kundër Barçës

Jurgen Klopp ka ofruar një pasqyrë të zgjedhjeve dhe raporteve brenda skuadrës së tij, Liverpool, duke pranuar se Georginio Wijnaldum ishte “me të vërtetë i zemëruar, i tërbuar”, që nuk e filloi titullar ndeshjen e sezonit të kaluar në Champions, kundër Barcelonës, në “Anfield”. Fjala është për atë përmbysje historike dhe epike 4-0, pas disfatës 3-0 në “Camp Nou”, në gjysmëfinalen e parë. Më pas, sikurse dihet, “Reds” u shpallën kampionë të Europës.

Klopp është nderuar gjerësisht si një nga trajnerët më të mirë në epokën moderne. Ai ka fituar dy tituj të Bundesligës me Borussia Dortmund, para se vazhdojë me suksese edhe te Liverpool. Trajneri gjerman kujton se Wijnaldum ishte shumë i mërzitur për shkakun e mbetjes në pankinë kundër Barcelonës, përkundër faktit se përfundoi si heroi i asaj sfide të paharrueshme, me dy gola në fitoren 4-0. “Lojtarët e mi e dinë një, ose dy ditë para ndeshjes nëse luajnë apo jo. Unë dua që ata të përgatiten për këtë, por i trajtoj edhe individualisht, – tha Klopp për “Sky Sports”.

– Nëse një lojtar që ka luajtur 20 ndeshjet e fundit me radhë nuk e sheh veten titullar në ndeshjen tjetër, nuk përbën problem të madh për mua. Unë e gjykoj situatën gjithmonë sipas momentit. Ne kemi pasur situata, si në Champions, vitin e kaluar, ndeshja e kthimit me Barcelonën, kur të gjithë më thanë që Wijnaldum ishte me të vërtetë i zemëruar që nuk startoi. Përherë iu them djemve se nuk duhet të jenë të kënaqur me vendimet e mia, thjesht duhet t’i pranojnë ato dhe, pas lojës, mund të flasim për këtë. Por, para lojës, nuk mundemi.

Nëse jeni në një seancë dhe nuk jeni të lumtur, por stërviteni mirë, ejani pas ndeshjes në zyrën time, të hënën në mëngjes, dhe mund t’u shpjegoj gjithçka. Nëse do të thoshit se jam mik i lojtarëve, më besoni, ejani ditën e ndeshjes dhe kuptojeni këtë. Unë jam mik i saktësisht 11 lojtarëve. Të gjithë të tjerët kanë disa gjëra për të më kritikuar, nëse do t’i pyesni ata.

Lojtarët e mi nuk janë djemtë e mi, por djemtë e mi tani po mbushin 35 dhe 32 vjeç. Kjo është pothuajse plotësisht e njëjtë. Ka momente kur je si baba për lojtarët. Ka momente kur je si mik, ka momente kur duhet t’i kritikosh ato. Këto gjëra janë gjithmonë saktësisht të njëjta. Unë gjithmonë i kam bërë këto me lojtarët e mi.

Një mik duhet të të tregojë të vërtetën, një mik duhet të të tregojë se çfarë mund të bësh më mirë, një mik duhet gjithmonë të të thotë se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar. Unë dua t’i ndihmoj lojtarët, nuk kam punë tjetër. Detyra ime është të ndihmoj djemtë të bëhen lojtarë më të mirë, rrugën për këtë”.

Related posts

(VIDEO) Sassuolo befason Interin, Spalleti e sheh veten në disavantazh

Q.Autor

GAFA E PORTIERIT/ Aguero kalon në avantazh pas “dhuratës” së Schalkes (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Kukësi. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment