Bundesliga Futboll Sport

SHIHET SI PASUESI I SANCHOS/ Klubi spanjoll kërkon një mal me para për ish-dështakun e Milanit

Jadon Sancho do të largohet këtë verë nga Borussia Dortmund dhe pritet të rikthehet në Angli, ku Manchester United dhe Chelsea janë gati të ofrojnë deri në 130 milionë euro.

Kështu, verdhezinjtë kanë nisur të mendojnë për pasuesin e anglezit dhe sytë i kanë hedhur nga Lucas Ocampos. Ish-dështaku i Milanit ka shkëlqyer me Sevillan dhe këta të fundit kërkojnë një mal me para për të tashmë.

Verën e vitit të shkuar, klubi andaluz e mori për vetëm 15 milionë euro nga Marseille, ndërsa tani kërkojnë të paktën 70 milionë euro. Kështu raporton “BILD”, që shkruan se Dortmund ishte gati të ofronte deri në 40 milionë euro, ndërsa Sevilla ka bërë me dije se duhen 70 milionë për të marrë Ocampos.

Related posts

CHAMPIONS/ Spikat Manchester City-PSG, Milani luan shansin e fundit. Ja sfidat që luhen sot…

Delo.autor

Këngëtarja shqiptare do të këndoj në ceremoninë hapëse të finales së Champions League

Sadik.Autor

BIE POSHTË KLAUZOLA 700 MILIONË EURO/ Ja shifra që Barcelona është gati të pranojë për Messin

Delo.autor

Leave a Comment