Futboll Ligue 1 Sport

SHUMË DËMTIME DHE PAK SUKSES/ Ja sa milionë euro i kushton Neymar PSG-së për ndeshje

Në aventurën e Nejmarit te PSG-ja ka ndodhur gjithçka dhe realisht nuk ka patur fitues, por të dyja palët kanë dalë të humbura. Nejmar në aspektin sportiv dhe Parisi në aspektin ekonomik. Ndalesa e fundit për shkak të Koronavirusit ishte një tjetër goditje e rëndë duke parë faktin që braziliani po shkëlqente. Operacioni “Nejmar” ka qenë një goditje e rëndë për francezët duke llogaritur ndeshjet që ka luajtur ai në 3 sezonet që ka në Paris.

Nejmar

Sulmuesi brazilian ka luajtur vetëm 80 ndeshje nga 155 në total që duhet të luante që nga transferimi në vitin 2017. Kjo do të thotë se ka luajtur vetëm 51% të ndeshjeve, mesatarisht 26 për sezon. Duke llogaritur faktin që PSG-ja pagoi 222 milionë euro për ta transferuar dhe e paguan 37 milionë euro neto në çdo sezon, bilanci është negativ. Nejmar skuadra bardheblu, që ka pasur në çdo ndeshje, pasi ai ka përfituar 111 milionë euro për 80 ndeshje të lujatura në 3 sezone.

Sezoni i tij i parë ishte shumë pozitiv, deri në momentin që në shkurt pësoi një dëmtim të rëndë dhe humbi ndeshjen me Realin e Madridit pjesën e sezonit dhe u rikthye vetëm për Botërorin. Qëndroi 100 ditë pushim dhe luajti vetëm 30 nga 56 ndeshjet në total. Drama u përsërit edhe në sezonin e tij të dytë. Sërish i njëjti dëmtim dhe përpara ndeshjes së rëndësishme në Champions kundër Mançesterit.

Ky dëmtim e la jashtë 88 ditë dhe humbi të gjithë sezonin për t’u rikthyer vetëm në 5 takimet e fundit. Në total luajti 28 ndeshje nga 55 zyrtaret që kishte PSG-ja. Si të mos mungonte kjo gjë, shkoi në Brazil për të luajtur Kupën e Amerikës dhe u dëmtua sërish.

Më 6 qershor pëson një dëmtim në gju në një ndeshje miqësore dhe qëndron 3 muaj jashtë. Ai luan në sezonin 2019-2020 me pikëpyetje të shumta për largimin nga PSG-ja drejt Barcelonës.

Në tetor sërish dëmtohet me Brazilin dhe qëndron një muaj jashtë. Një tjetër ndalesë që e pengon të japë më të mirën me PSG-në. Në këtë sezon ka luajtur 22 ndeshje nga 44 në total të PSG-së. Nëse Barcelona dëshiron që ta transferojë, atëherë duhet t’i llogaritë edhe këto gjëra. Në të kundërt, rikthimi i Nejmarit mund të rezultojë dështim.

Related posts

“NË LAÇ VENDOSO GJYKIMI”/ Krymi: Duam që Kupa të mbetet në Shkodër

Delo.autor

E DHIMBSHME/ E qëlluan me armë, ish-kampioni i botës në LUFTË me VDEKJEN

Isa.Autor

KËRKON TË BLINDOJË MESFUSHORIN ANGLEZ/ Manchester City në këmbët e 20-vjeçarit, gati oferta marramendëse

Delo.autor

Leave a Comment