Futboll Shqipëri Sport

SPECIALE PËR MBROJTËSIN KUMBULLA/ “Eurosport”: Mall i rrallë, me 25 milionë euro mund të jetë okazion

Marash Kumbulla vazhdon të jetë një emër që tërheq shumë në Itali, me thuajse çdo ekip të madh që ka hedhur sytë nga mbrojtësi shqiptar. Për futbollistin nuk mungojnë ofertat nga klube të rëndësishme, edhe nga ato jashtë Italisë e për këtë arsye, edhe portali i “Eurosport” i ka kushtuar një speciale lojtarit shqiptar që është ktheyr në epiqendrën e merkatos.

Gjithçka fillon me fjalët e ish-mbrojtësit të Juventusit e Italisë, Frederiko Balzaretit. “Kumbulla është një mbrojtës “mbrojtës”. Gjëja e parë që mendon është të mbrojë portën e tij që të mos pësojë gol. Edhe nga aspekti fizik, më kujton pak Kielinin e ditëve të para”, thekson Balzareti.

Më pas, “Eurosport” analizon dy pretendentet kryesore, Interin dhe Napolin, të cilët kanë bërë hapa konkretë me oferta për Veronën që zotëron kartonin e tij dhe për vetë lojtarin. “Për të mund të paguhet një shifër e rëndësishme prej 20-25 milionë eurosh dhe mund të jetë një okazion”, insiston portali i rrjetit të njohur sportiv.

Me më pak shanse për të blerë lojtarin renditen Lacio e Fiorentina, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ndonjë nga klubet europiane që po e ndjekin të hyjë në garë për të siguruar firmën e tij. “Qendërmbrojtësit e “predestinuar” janë mall i rrallë e si të tillë janë shumë të dëshiruar në treg”, mbyllet specialja ku ndër të tjera renditen edhe statistikat që e bëjnë Kumbullën një nga mbrojtësit më të spikatur të këtij sezoni në Serinë A.

Related posts

Buzëqesh Real Madridi, belgu i thotë Chelsea se dëshiron të largohet falas

Sadik.Autor

TIRANA-LAÇI/ Mazrekaj ndëshkon “Bardheblutë” me një SUPER GOL nga goditja e këndit (VIDEO)

Delo.autor

Napoli interesohet për mesfushorin e FC Nantes

Sadik.Autor

Leave a Comment