Futboll Sport

FLET PËR HISTORINË E JETËS SË TIJ PRIVATE/ Gary Medel më i urryeri për momentin: Në lagjet e varfëra të Kilit…

Në lagjen time kam parë gjithçka që mund të shihet. Aty ekzistonte presioni i vërtetë, jo të luash në “La Bombonera”.

Një ditë, teksa luaja, më vunë 3 pistoleta në kokë! Frika nuk ekziston për mua”.

Kur flitet për Gary Medel, atëherë ndoshta është mirë të dihet historia e tij, fëmijëria e vështirë, në lagjet e varfëra të Kilit, aty ku narkotrafikantët, hajdutët, vrasësit, kalonin çdo ditë. Aty ku shpesh me top, Medel shihte edhe skena të dhunshme dhe regjistronte gjithçka.

E quan veten “pitbulli” dhe e shpjegon kështu:

“Njerëzit mendojnë se pitbull është një lloj qeni i keq! Eshtë agresiv, por besnik! Kafshon vetëm kur duhet!”

Mjafton kjo fjali dhe ajo më lart për të kuptuar psikologjinë e një futbollisti që dikur pa vdekjen me sy në një aksident me makinë dhe ia hodhi me vetëm disa muaj në reanimacion .

U akuzua edhe për vrasjen e ish-të dashurës, por asnjë provë nuk u gjet kurrë, ashtu si motivi pse ajo vajzë u hodh nga kati i nëntë i shtëpisë së tij.

U tha vetëvrasje, por askush nuk e besoi këtë gjë…

Shpesh, tifozët thonin për të: “Gary ka vdekur, por vdekja nuk ka këllqe t’i thotë të vërtetën!”. Dikur, kur Kili ndeshej me Argjentinën, po për moshat U-17, u desh ndërhyrja e policisë për ta qetësuar…

Sherri me Messin i së shtunës është vetëm një karamele për Garyn, djaloshin e rritur në lagjet e varfëria të Santiagos, në Kili, që është kthyer në futbollistin më të urryer të momentit, pas përplasjes me Lionel Messin.

Related posts

Arsenali me dy transferime bombë në janar, Aubameyang dhe Mkhitaryan

Q.Autor

PENALLTI DHE GOL I ANULLUAR/ Arbitrat shqiptarë bëjnë paraqitje dinjitoze në grupet e Europa League

Isa.Autor

KAOS NË ELBASAN/ Shikoni çfarë ndodhi sapo u mbyll ndeshja ndaj Uellsit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment