Futboll Seria A Sport

SYNON TË FORCOJË EKIPIN/ Conte i dashuruar pas yllit të Serie A, sakrifikon 3 lojtarë për…

Interi po mendon të afrojë në merkato yllin e Fiorentinës Federico Chiesa. Skuadra zikaltër kërkon të bëjë çmenduri për të arritur te lojtari, madje është dakord që të sakrifikojë 3 lojtarë për futbollistin.

Referuar medieve italiane, zikaltrit janë gati që të heqin dorë nga Radja Nainggolan, Henrique Dalbert dhe Victor Moses për të arritur te futbollisti i talentuar italian.

Fiorentina në krahun tjetër nuk do të humbasë lojtarin, por duket se do të duhet të përzgjedhin alternativën më joshëse. Trajneri Antonio Conte nuk është i vetmi që e do në skuadër, pasi dhe PSG e Manchester United duan të arrijnë te lojtari. Gara do të jetë e fortë për të.

Related posts

Leroy Sane shënon golin e parë ndaj West Ham (VIDEO)

Sadik.Autor

AXHENDA E JAVËS 23 NË SUPERIORE/ Ndeshjet luhen në dy ditë, ja datat dhe oraret e të gjitha sfidave

Delo.autor

“HYSAJ EKSPERT, DO TË MËRZITET DUKE MË PARË”/ Portieri Strakosha: Momenti i duhur për trajnerin e ri

Delo.autor

Leave a Comment