Futboll Premier League Sport

SYNON PËRFORCIME NË PRAPAVIJË/ Liverpool kërkon partner për Van Dijk, hedh sytë nga francezi…

Joe Gomez dhe Joel Matip duket se nuk e bindin Jurgen Klopp si titullarë dhe partnerë idealë për Virgil Van Dijk në qendrën e mbrojtjes së Liverpool, kështu që kërkon të afrojë në ekip një tjetër lojtar.

Synimi i Klopp është Dayot Upamecano. Gjiganti i prapavijës është padyshim një lider te Leipzig, por edhe në Kombëtaren U-21 të Francës, ku ka qenë për disa kohë edhe kapiten.

21-vjeçari vlerësohet shumë për aftësistë e tij dhe Leipzig nuk e lëshon pa të paktën 60 milionë euro. Tashmë, mbetet në dorën e “The Reds” se sa do të ofrojnë, por sipas mediave në Angli, Liverpool është gati të plotësojë kërkesat e Leipzig.

Related posts

Shpërthen presidenti i Cagliarit: Serie A është e falsifikuar

Q.Autor

Kukësi, thirrje për tifozët: Hyrja falas, ta mposhtim Skënderbeun! (FOTO)

Q.Autor

LIVE/ Kukësi-Luftëtari, Zhbllokohet sfida. Limaj shënon super gol nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment