Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Pogba tek Inter? Ja kush është avantazhi i zikaltërve!

Paul Pogba do të largohet nga Manchester United dhe për këtë gjë nuk ka dyshime! Ditën e djeshme u konfirmua gjithçka, me mediat në Angli që shkruanin se drejtuesit e “Djajve” nuk do të ofrojnë rinovim për francezin dhe se e kanë nxjerrë në shitje.

Real Madrid dhe Juventus janë klubet më të interesuara, por së fundmi është futur edhe Inter në garë. Do të ishte vërtet e bujshme nëse Pogba kalon te zikaltrit, duke ditur se ka pasur një të shkuar te Juventusi.

Inter po e shqyrton situatën me kujdes dhe ka një avantazh të madh krahasuar me Juventusin dhe Realin. Bëhet fjalë për trajnerin Antonio Conte, i cili ka qenë në krye të bardhezinjve në kohën që francezi shpërtheu.

Tekniku italian mund ta bindë Pogban që të zgjedhë Interin dhe të ribashkohet me të. Edhe pse Juventus dhe Real e ndjekin prej kohësh, Conte është një avantazh i madh për zikaltrit.

Related posts

Trajneri Gjoka bëhet “filozof”: Edhe në rast se dikush flet keq për ty…

Sadik.Autor

RISHFAQET ALBAN HOXHA/ Por Partizani nuk ka fituar ende derbin për kapitenin

F.autor

Oscar Tabarez: Suarez ka ndryshuar që pas kafshimit ndaj Chiellini-t

Sadik.Autor

Leave a Comment