Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDËRBEU DREJT FALIMENTIT/ Zbulohet plani për klubin e ri

Skënderbeu është në prag falimenti. Jo vetëm prej dënimit dhe shpenzimeve gjyqësore të pafundme gjatë këtyre viteve, por edhe sepse gjoba prej 1 milion eurosh e vendosur nga UEFA tani bëhet problem serioz. Në dënimin e dhënë dy vite më parë nga institucioni europian i futbollit, klubi korçar u përjashtua me 10 vite nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s, por gjithashtu u dënua me 1 milion euro gjobë.

PESHA E GJOBËS

Deri tani, pra për sa kohë Skënderbeu ka qenë në proces gjyqësor, UEFA nuk ka mundur të ndërmarrë asnjë veprim ngutës sa i përket gjobës. Por sapo Gjykata Federale la në fuqi vendimin e KAS-it, institucioni europian i futbollit ka dhënë sinjale se nuk do të falë asgjë. Rrjedhimisht do të kërkojë që Skënderbeu të shlyejë gjobën 1 milion euro ose do t’i kërkojë federatës që ta zbresë nga kategoria.

FALIMENTI SI ZGJIDHJE

Drejtuesit e Skënderbeut dhe gjithashtu të federatës, por edhe zyrtarë të Bashkisë së Korçës janë duke diskutuar për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare çështjes së klubit të futbollit. Takaj dhe Bashkia e Korçës nuk kanë interes të investojnë çdo vit në një klub që nuk luan në Europë edhe sikur 7 edicionet e ardhshme ta sigurojë pjesëmarrjen sportivisht (deri tani kanë shlyer vetëm 3 vite dënim…). Përveç kësaj, u duhet të shlyejnë edhe 1 milion euro gjobë. Praktikisht klubi është i falimentuar, ndaj edhe së fundmi është artikuluar mes të gjitha palëve edhe shpallja zyrtare e falimentit. Kjo do të zeronte borxhet e klubit, por do të kishte pasoja të tjera.

HIQEN TITUJT DHE KOEFICIENTI

Nëse Skënderbeu shpall falimentin dhe krijohet një klub i ri që do të përfaqësojë Korçën, atëherë skuadrës së re nuk do t’i njihen më zyrtarisht titujt kampionë (8) si dhe koeficienti i shkëlqyer që kanë në Europë. Një zgjidhje e dhimbshme, por duket e pashmangshme për t’i dhënë jetë një projekti të ri dhe shpresëdhënës.

Skenderbeu

PLANI I BUJSHËM

“Panorama Sport” mëson se shpallja e falimentit është më shumë sesa një ide në Korçë. Varianti i parë është që pas kësaj të mund të krijohet klubi me emrin AF Skënderbeu ose ndryshe Akademia e Futbollit Skënderbeu. Por, ka një problem: Duhet ta nisë nga Kategoria e Tretë. Shumë vite derisa të ngjiten në Superiore. Megjithatë, ka edhe një plan të dytë që mund të fusë në lojë edhe disa klube të tjera. Gazeta mëson ekskluzivisht se nëse shpallet falimenti i Skënderbeut, atëherë FSHF do ta largojë nga Superiorja. Rrjedhimisht elita e futbollit mbetet me nëntë ekipe. E gjithë kjo do të sillte një efekt domino…

Related posts

Ben Yedder zëvendësues i Dzekos, ide tjetër Sansone

Q.Autor

Ronaldo tripletë, Real në Champions “mode” shkatërron Sociedad

Q.Autor

Eleminimi nga Belgjika/ Televizioni gjerman tallet keq me Brazilin (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment