Futboll Shqipëri Sport

“DËMTIMI I STRAKOSHËS MASHTRIM”/ Deklarata tronditëse e ish-futbollistit: Ka dalë pozitiv me Koronavirus

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një deklaratë të fundit, ku thotë se portieri shqiptar, Thomas Strakosha ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.strakosha

Nga mediat italiane pak ditë më parë u njoftua se shqiptari kishte pësuar një dëmtim në stërvitje me Lacion, por Brambati thotë se kjo ka qenë një mashtrim, duke shtuar se lojtari bëri tamponin dhe ishte pozitiv.

Gjithashtu në lidhjen live në “Instagram”, ish-futbollisti italian u  hpreh se pozitiv me Koronavirus ka rezultuar edhe Kesi i Milanit, ndonëse diçka e tillë nuk është raportuar.

“Janë dy lojtarë që kanë dalë pozitiv me Koronavirus, një i Milani dhe një i Lacios. Nga të kaltrit pozitiv ka rezultuar portieri Strakosha, për të cilin thonë se ka një dëmtim në këmbë, por nuk është e vërtetë. Ai bëri tampon dhe rezultoi pozitiv.

Unë nuk e di për Ibrën, port e Milani pozitiv ka rezultuar edhe Kesi. Meqenëse ai udhëtoi nga Afrika së bashku me Zhervinjon, u karantinua edhe ky i fundit.”, u shpreh Brambati.

Related posts

MOTO GP/ U hodh nga motori pasi iu këputën frenat, Piloti: Me fat që jam gjallë

Delo.autor

Romelu Lukaku: Ne verë do të vijnë shumë lojtarë të fortë

Q.Autor

PËRBALLJA NË EUROPA LEAGUE/ Partizani, ka Sherifin më të dobët të 6 viteve të fundit

Delo.autor

Leave a Comment