Formula 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Të gjitha garat pa tifozë, Formula 1 drejt vendimit ekstrem

Të gjitha garat e sezonit 2020 të Formula 1 do të zhvillohen pa tifozë për shkak të coronavirus. Kjo është ideja e drejtuesve të Formula 1, që gradualisht po përfundojnë edhe protokollin e garave. Çdo skuadër do të ketë maksimumi 80 persona dhe kjo do të praktikohet që nga 5 korriku, kur në Austri do të zhvillohet gara e parë.

Liberty Media, kompania që zotëron kuotat e Formula 1, ka gati protokollin e garave, që do të aplikohet që nga fundjava e parë e korrikut. Nga këta 80 persona, 60 do të jenë mekanikë dhe personel, që do t’u shërbejnë pilotëve. Ndërsa pjesa tjetër (20 veta) janë personel që ka lidhje me sponsorët, marketingun, sigurinë etj.

Ky protokoll do të zbtatohet përgjatë gjtihë sezonit. Gjithsesi, nëse situata nga coronavirus do të përmirësohet garat e fundit mund të zhvillohen me tifozë dhe me një numër më të madh personeli të skuadrave.

Related posts

I PASKA IKUR TRURI/ ICARDI i dhuron ”BISHËN” prej 200 mijë eurosh, WANDËS (FOTO)

Isa.Autor

TË PAMPOSHTUR NË KËTË SEZON/ Klopp: Me “Topçinjtë” është një ndeshje tërësisht ndryshe

Delo.autor

Fili, Musta dhe Fejzullahi: Tashmë merkatoja është ndezur!

Sadik.Autor

Leave a Comment