Futboll Ligue 1 Sport

NUK PRET ZYRTARIZIMIN/ Messi vishet me ngjyrat e PSG, momenti kur largohet nga spitali me maskën klubit (FOTO)

Lionel Messi ka qenë në Paris që nga pasditja e së martës ku kaloi ekzaminimet mjekësore dhe mbetet vetëm njoftimi nga Paris Saint-Germain për zyrtarizimin e transferimit, ndërsa për të mërkurën është planifikuar të paraqitet në një konferencë për shtyp.

Mundo Deportivo u gjet në Spitalin Amerikan në kryeqytetin francez, ku argjentinasi 34-vjeçar iu nënshtrua një testi mjekësor. Në fakt, kamerat e gazetës katalanase e kapën atë për herë të parë me një simbol të ekipit francez.

Për herë të parë Messi u pa me ngjyrat e Parisit, veshur me maskë mbrojtëse për koronavirusin e ekipit francez.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT LË PASOJA/ Dy skuadrat humbin futbollistë për javën e ardhshme

Delo.autor

NJË TJETËR KLUB NË GARË/ Ekipi i Ligue-1 i ofron Icardit një pagë të majme

Delo.autor

RREZIKON BURGUN/ Nuk kanë fund telashet për Arda Turan, tashmë akuzohet për…

Isa.Autor

Leave a Comment