Futboll Sport

“ËSHTË I BEKUAR NGA ZOTI”/ Habit sulmuesi argjentinas: Ja pse zgjedh Ronaldinhon në vend të “Pleshtit”

Ish-sulmuesi argjentinas, Martin Kardeti ka bërë një deklaratë bombë duke u shprehur se do të zgjidhte brazilianin Ronaldinjo në formën e tij më të mirë në vend të bashkëkombësit të tij, Lionel Mesi.

Edhe pse ka luajtur vetëm një vit te PSG-ja me Ronaldinjon, Kardeti është i bindur për zgjedhjen e tij, pavarësisht se bëhet fjalë për një krahasim me 6 herë fituesin e Topit të Artë.

kardeti

“Po të isha trajner, unë do të preferoja Ronaldinjon në formën e tij më të mirë në vend të Mesit. Kam kaluar një vit me Ronaldinjon te PSG-ja dhe është një lojtar ndryshe. Ai është i bekuar nga zoti.

Ai gjithmonë argëtohej. Bënte gjithmonë gjëra të bukura me topin dhe praktikohej shumë, në mënyrë që t’i bënte këto gjëra të bukura dhe gjatë ndeshjeve,” tha argjentinasi për “Crack Deportivo”.

Related posts

“EURO 2020″/ Pas një harkimi brenda zonës, Laporte ndëshkon me kokë Sllovakinë (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Kina kërkon shtyrjen e garës së Shanghai në Formula 1 për Botërorin 2021

Delo.autor

Pothuajse zyrtare: Coutinho tek Barcelona për 160 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment