Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“DUA TË BËHEM IKONË SI CANA TEK SHQIPËRIA”/ Selahi: Nuk jam maqedonas, ju tregoj lojtarin që ndjek si shembull

Lindon Selahi është një nga talentet më të mëdha, teksa është duke shkëlqyer në Holandë me Tuenten.

Talenti shqiptar ia doli të debutojë edhe me Kombëtaren kuqezi në ndeshjen ndaj Moldavisë. Në një prononcim të dhënë së fundmi, Selahi u shpreh se është shqiptar dhe zgjodhi ekipin kuqezi, duke shtuar se dëshiron të bëhet një ikonë si Lorik Cana.

“Kemi një javë që e nisëm stërvitjen dhe jam shumë i gëzuar për këtë, pasi kam ndenjur 1 muaj në shtëpi ku jam stërvitur gjithashtu por nuk është njësoj.

Kemi filluar stërvitjen dhe jemi 6 lojtarë në fushë. Ndahemi në disa grupe për një muaj dhe pastaj do marrim pushimet.

Unë jam shumë i gëzuar, pasi ishte sezoni i parë si profesionit, kam nisur shumë ndeshje si titullar, ku kam shënuar edhe 2 gola.

Ëndrra? Skuadra e ëndrrave është Real Madridi, për momentin jam te Tuente ku kam edhe kontratë, më pas do shikojmë, pasi nuk dimë as kur do hapet merkato.

Debutimi me Kombëtaren? Kam pasur ëndërr që i vogël dhe ia arrita. Në atë kohë e kisha mendjen te familja, pasi më kanë ndihmuar shumë. Ishte diçka e veçantë, pasi luajta me flamurin që kam në zemër.

Unë nuk jam maqedonas, por shqiptar dhe doja të luaj për Shqipërinë. Kur kam ardhur për herë të parë në Kombëtare, isha shumë i afruar me Taulant Seferin, meqë është nga Kumanova, por me të gjithë jam ndjerë mirë.

Pozicioni i preferuar në Kombëtare? Në 3-5-2 pëlqej të luaj në qendër të mesfushës, ndërsa fanellën me të cilën debutova te Kombëtarja e kam një shtëpi dhe e ruaj.Selahi

E ardhmja e Shqipërisë? Kemi një skuadër me shumë talente, që luajnë në kampionate të forta. Në Ligën e Kombeve kemi një grup ku mund të kalojmë, por duhet të japim maksimumin. Tani me ekipin tim kam luajtur më shumë. Me Moldavinë kisha menduar se do luaja më shumë, por vendosi trajneri dhe unë jam lojtar, duhet të jap maksimumin në fushë.

Frymëzimi? Në Europë kam si shembull Kristiano Ronaldon, ndërsa te Shqipëria kam Canën, pasi ka qenë një lojtar shumë i mirë. E kam ëndërr të bëhem si Cana te Kombëtarja, ai është një ikonë te Shqipëria.

Numri 11? Te Kombëtarja nuk e doja atë numër, por ma dhanë. Dua numrin 18, pasi atë e pëlqej më së shumti.”, u shpreh Selahi për “Supersport”.

Related posts

JO VETËM “EURO 2020″/ Trajneri Mancini mendon për Botërorin: Kam ëndërruar se…

Delo.autor

Habit Ferguson, ja fjalët e para të Sir Alex pasi ka dalë nga koma

Sadik.Autor

​Mahrez dështoi të transferohet në Man City për shkak të Liverpoolit

Q.Autor

Leave a Comment