Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Sarri mund të jetë “çelsi” i transferimit, Hysaj drejt kalimit tek Juventusi

Vetëm një ditë më parë agjenti i Elseid Hysajt njoftoi se i kanë bërë të ditur presidentit De Laurentis vendimin për t’u larguar nga Napoli, ndërsa sot vjen interesimi i parë për mbrojtësin shqiptar.

Është “Zonja e Vjetër” ajo që dëshiron shërbimet e shkodranit Hysaj, një mënyrë kjo për të kënaqur edhe trajnerin Mauricio Sarri, i cili e kishte Hysajn te Empoli dhe e mori po ashtu te Napoli, shkruan “Calciomercato.it”.

Pra kjo do të ishte hera e tretë që mbrojtësi kuqezi do të ishte nën urdhrat e teknikut italian, gjë e cila tregon besimin e madh që ka Sarri te talenti i Hysajt.

Për të veshur bardhezi Hysajn, Juventusi është gati të ofrojë Napolit mbrojtësin italian De Shiljo, të cilin e ka blerë te Milani, si një kërkesë të Alegrit, por tashmë që ky i fundit është larguar ai nuk është shumë i preferuar në Torino.

Related posts

EURO 2020/ Lewandowski është përbindësh, “shtyp” Letoninë për 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

YLLI I KOMBËTARES TITULLAR TEK ATALANTA/ Gjimshiti: Zviceranët u mërziten kur zgjodha Shqipërinë, kam dhe pasaportë serbe

Isa.Autor

VIDEO EROTIKE ME MODELEN BRAZILIANE/ Shantazhohet ylli argjentinas. Ja çfarë i kërkojnë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment