Futboll Sport

E DHIMBSHME/ Aksidenti i tmerrshëm, humbin jetën 2 futbollistët e rinj (VIDEO)

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Kroaci mbrëmjen e së hënës, ku dy sportistë të rinj kanë ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë. Në automjet ishin katër persona, derisa dy kanë ndërruar jetë, kurse një tjetër është në gjendje kritike.

preminuli-turanj

Vdekjen e gjeti më i riu në makinë, 16-vjeçari Josip Brkljaçiç, një futbollist i talentuar që luante për NHK Primoran.

Personi tjetër i vdekur është 19-vjeçari Josip Bepo Kadija, një hendbollist shumë premtues, i cili ka luajtur për disa klube, derisa në vitet e fundit ka luajtur për PPD Zagrebin. Ky lajm ka tronditur të sportin kroat, teksa klubet e dy sportistëve kanë shprehur ngushëllimet e tyre.

Related posts

“DRIDHET” PANKINA E ALGERIT/ Te Juventusi shfaqet sërish Antonio Konte në horizont

F.autor

FSHF ngre zërin për sulmin ndaj trajnerëve

Sadik.Autor

PAS DËMTIMIT NË NDESHJEN CHAMPIONS/ Lazio merr lajmin e keq, ja sa do të mungojë ylli Muriqi…

Delo.autor

Leave a Comment