Gossip

ËSHTË GATI PËR FËMIJË TË TRETË/ Por Lorik Cana i vendos një kusht bashkëshortes (FOTO)

Lorik Cana, ish kapiteni i Kombëtares është baba i dy fëmijëve, Boikenit dhe Enkeleidës dhe shprehet se është gati për një fëmijë të tretë, por ka një kusht.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Loriku tregoi se fëmijën e tretë e do të jetë djalë dhe këtë ia shpreh edhe bashkëshortes, Monikës.

“Dëgjo kjo është diçka sipas dëshirës dhe momentit, unë ia kam shpreh gruas që nuk e heq këtë opsion (të ketë një fëmijë të tretë). I kam thënë që më siguron që është djalë patjetër. Por e kemi të vështirë për të qenë të sigurtë”, tha Loriku.

Kapiteni sqaroi se kur ke një djalë dhe një vajzë ndihesh i plotësuar.

“Kur ke një djalë dhe një vajzë Zoti të ka plotësuar gjithmonë. Kjo është një gjë që unë e çmoj”, tha Loriku.

Related posts

Gazetarja italiane: Thanë për Conte-n se ishte i sëmurë, por ai më rrëfeu se…

Q.Autor

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Ja sa rëndojnë çështjen ndaj CR7 dhe Juventusit

Delo.autor

“MISTRECI” VINICIUS NA GËNJEU TË GJITHËVE/ detaji zbulon lidhjen me “bombën” braziliane

Delo.autor

Leave a Comment