Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Një muaj i vrullshëm, rikthehet kampionati i njohur më 21 qershor

Kampionati rus do të rikthehet më 21 qershor. Një lajm i mirë për të gjithë fansat e futbollit rus dhe për UEFA-n që sheh rikthimin e një tjetër ligë. Pjesa tjetër e ndeshjeve do të luhet për një muaj mes datë 21 qershor dhe 22 korrik.

“Jam i lumtur të konfirmoj rikthimin e sezonit dhe kemi vendosur datat e duhura duke parë situatën ku jemi. Do të luajmë në qershor dhe korrik. Kjo do të lejojë futbollistët tanë që të rikthehen në fushë dhe të luajmë sezonin tonë.

“Ne kemi shumë punë për të bërë, pasi duhet të rikthehen fubollistët dhe trajnerët nga jashtë dhe do të përballemi me kushte të vështira. Ndeshjet që do të kthehen do të jenë pa tifozë, por fansat do të na mbështesin nga shtëpitë e tyre”, – tha presdenti i ligës, Sergey Prayadkin.

Në sezonin e ri janë ngjitur zyrtarisht janë Rotor Volgograd dhe FC Khimki, ndërsa ekipet që do të bien do të përcaktohen pas sezonit të rregullat. Kupa do të kthehet po ashtu, pasi ndeshja finale do të jetë më 25 korrik.

Related posts

“CITY, MERR CRISTIANO RONALDON”/ Jorge Mendes tenton transferimin e madh

Delo.autor

“DËMTIMI KA SHKATËRRUAR GJITHÇKA”/ Talenti i Dortmund mbyll karrierën në moshën 21-vjeçare

Delo.autor

LIVERPOOL-BURNLEY/ “Miqtë” kalojnë në avantazh, shënon Westwood

Delo.autor

Leave a Comment