Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Rikthehen tingujt e Champions League, caktohet data dhe vendi për finalen e madhe

UEFA ka gati planin por edhe datat për ndeshjet e mbetura të Champions League, të cilat do të mbyllin edicionin e turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube. Si fillim pritet përfundimi i kampionateve kombëtarë, ndërsa më pas, duke nisur nga data 8 gusht do të jetë radha e Ligës së Kampioneve. Kalendari do të jetë i ngjeshur, pasi mes dative 11 dhe 15 gusht parashikohen të zhvillohen çertekfinalet.

Kështu do të vijohet çdo javë deri në finalen e madhe që pritet të zhvillohet në 29 gusht, kur do të mbyllet edhe edicioni i Kupave të Europës. Finalja do të luhet në Stamboll dhe konfirmimi për këtë vjen nga presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir, që gjithashtu zyrtarizoi rinisjen e kampionatit turk më 12 qershor. Ndeshjet do të jenë teke dhe me eliminim direkt, ndërsa vetëm në këtë mënyrë, UEFA mund të përgatisë normalisht sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, qeveria europiane e futbollit ka njoftuar se ka nisur proçedurat për rimbursimin e biletave të Euro 2020, që siç dihet është shtyrë për në verën e vitit të ardhshëm.

Related posts

Costa: Roma ka skuadër të madhe, duhet ta fitojmë këtë ndeshje

Delo.autor

U KUALIFIKUA NË CHAMPIONS/ Ylli i Barcelonës i habitur: S’është normale të kthehesh pas 9 muajsh, ishte…

Delo.autor

I JEP FUND POLEMIKAVE/ Ylli Muriqi: Nuk ka asnjë kontakt me Fenerabahcen, me shumë mundësi do…

Delo.autor

Leave a Comment