Futboll Seria A Sport

“HAPEN RRUGËT” NË ITALI/ Lejohen stërvitjet nga 4 maji, ja 3 lojtarët shqiptarë që mund të zbresin në fushë

Futbollistët e Bolonjës, SPAL-it, Parmës dhe Sasuolos do të kenë mundësinë për t’u stërvitur duke filluar që nga dita e hënë 4 maj. Këto klube kanë marrë lajmin nga kryetari i rajonit të Emilia Romanjës, Stefano Bonaçini, i cili ka shfuqizuar dekretin e datës 26 prill që pengonte çdo aktivitet sportiv në grup.

Kjo nismë është cilësuar si e paligjshme nga kryeministri Konte që nuk i ka përkrahur nismat rajonale që lidheshin me lehtësimin e masave anti-Koronavirus. Rajoni i Emilia Romanjës gjithsesi rrezikon një paralajmërim nga Ministria e Mbrojtjes, e cila për të njëjtën arsye ka një çështje të hapur me rajonin e Kalabrisë që kishte mundësuar hapjen e restoranteve dhe bareve. Beteja ligjore mes qeverise dhe krahinave pritet të jetë e gjatë, por ndërkohë klubet përfitojnë.

Gjithsesi, nga dita e hënë, Kastriot Dermaku me Parmën, Etrit Berisha me SPAL-in dhe Marko Molla me Bolonjën do të mund të stërviten. Klubet e tyre, ndërkohë, nënvijëzojnë masat mbrojtëse duke theksuar në disa lajmërime “online”: “Stërvitjet do të kryhen sipas protokollit dhe normave më të larta të sigurisë”.

STRAKOSHA DHE HYSAJ PRESIN “OK”-in – Teksa katër klubet e sipërpërmendura planifikojnë seancat stërvitore, këtë mundësi e kërkon edhe Napoli, por me miratimin e qeverisë. Kryetari i rajonit të Kampanias, Vinçenco De Luka, ka bërë të ditur se ka marrë një kërkesë nga klubi i presidentit De Laurentis për të lejuar stërvitjet që në rastin e Elseid Hysajt me shokë do të zhvilloheshin në grupe, në tri fusha të ndryshme e në orare të shpërndara.Serie-A

Napoli garanton analiza konstante (dy herë në javë) me lojtarët që nuk do të lejohen të ndërrohen apo të bëjnë dush në prani të njëri-tjetrit. Diskutim të ngjashëm po bën edhe rajoni i Lacios. Nëpërmjet zëvendëskryetarit Xhuzepe Kangemi institucioni në fjalë bën të ditur se po mundohet t’i krijojë mundësi stërvitjeje edhe ekipit ku militon Thomas Strakosha. Garantimi i kushteve edhe në këtë rast do të merrej përsipër nga klubet, të cilat janë gati të ofrojnë garanci mbi respektimin e normave dhe testimin e lojtarëve në mënyrë të vazhdueshme.

Related posts

LOJË ME PESHA TË RËNDA/ Tirana nis negociatat me dy “rebelët” e Partizanit

Delo.autor

“Liberté, Egalité, Mbappé”…, 19 nga 23 kampionët e Francës janë emigrantë (FOTO)

Sadik.Autor

Arsenali në alarm, Real Madrid kërkon talentin e tyre

Q.Autor

Leave a Comment