Futboll Seria A Sport

INTER ME PËRFORCIME TË MËDHA/ Sulmi për Champions i Contes, me Lukakun, Cavanin e… Lautaron

Zhunior Firpo? Nelson Semedo? Artudo Vidal? Jo, Interi nuk bën pakte për Lautaro Martinezin. Ose, më saktë, ky është vendimi i Antonio Kontes: mbi dyshen Lukaku-Martinez trajneri zikaltër ka punuar një vit, duke krijuar një “makinë sulmuese” thuajse perfekte dhe nuk ka asnjë synim për të hequr dorë nga një projekt me perspektivë të madhe, që ka ende hapësira të mëdha përmirësimi.

Për këtë arsye, që “Demi” të transferohet te Barcelona, mundësia është një e vetme (për momentin): që do të thotë katalanasit duhet të paguajnë 111 milionët e klauzolës dhe që futbollisti vetë të pranojë transferimin. Ky i fundit, edhe pas thirrjes nga vetë miku Lionel Mesi, konsiderohet si një fakt i kryer, por kjo nuk nënkupton mundësinë që Lautaro të forcojë dorën: argjentinasi, edhe përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale në momente feste me ngjyrat zikaltër, nuk dëshiron të krijojë problem.

RINOVIMI – Argument më vete është rasti i qëndrimit, kur kontrata do të duhet të rishikohej dhe përmirësohej, në kohëzgjatje (aktualisht vlen deri në 2023-shin) dhe pagë. Interi nuk dëshiron të arrijë në kuotën 10 milionë euro të vendosur në tavolinë nga Barcelona, por me siguri mund të rrisë shifrën aktuale (1,5 milionë) duke e ngjitur në nivelet e akorduara me Lukakun (7,5).

QËNDRON EDHE LAUTARO – Ndërsa sipas raportimit të fundit të “Sportmediaset”, diskutimi i lidhur me Edinson Kavanin nuk është i lidhur me atë të Lautaros. Uruguaiani, mësohet, sipas kërkesës së Kontes, se duhet të marrë vendin e Aleksis Sançezit: vetë sulmuesi i PSG-së, i kërkuar edhe nga Atletiko e Madridit, e di që nga 12 milionët e përfituar aktualisht në klubin e emirit Al-Khelaifi duhet të zbresë së paku në tetë dhe hipoteza e rikthimit në Itali po merr gjithmonë e më formë.

Nëse transferohet tek Interi, mund të gjejë si shokë skuadre si Naingolanin po ashtu edhe Perisiçin: le të kuptohemi, Xhuzepe Marota duhet të përballë për të dy diskutimin e huazimit-shlyerjes përkatësisht me Kaljarin dhe Bajernin e Mynihut, por nga Konte ka pasur gatishmëri të plotë për të punuar me të dy, i vetëdijshëm për cilësitë e padiskutueshme të të dyve.

Asnjë shans, ndërkohë, për Mauro Ikardin: me PSG-në do të nisë së shpejti faza më e nxehtë e negociatave, por ndërkohë 50 milionët e ofruar nga Leonardo për ta mbajtur në Paris nuk konsiderohen absolutisht të mjaftueshëm.

Por, dihet, marrëveshjet në shumicën e rasteve mbyllen në gjysmërrugë mes ofertës dhe kërkesës (dhe shlyerja është fiksuar në 70 milionë, ndaj…)

Related posts

VIDEO/ Armando Vajushi shënon këtë supergol në Serie B

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Bayern Munich-Hertha Berlin. Rezultati 1-1

Delo.autor

KËRKON TË FORCOJË PRAPAVIJËN/ Milan hidhet në sulm për talentin 20-vjeçar!

Delo.autor

Leave a Comment