Futboll Seria A Sport

“ISHTE E TMERRSHME”/ Mesfushori i Juventus rrëfen frikën: Koronavirusi më bëri me psikozë

Në një intervistë direkte në internet me Mehdi Benatianë, Blez Matuidi kujtoi eksperiencën e tij të vështirë me Koronavirusin, virusi të cilit mesfushori francez i Juventusit nuk mundi dot t’i shpëtonte, por që në fund e fitoi betejën e vështirë.

matuidi

“Ishte e tmerrshme. Më bëri me psikozë. Isha gjithnjë i shqetësuar se çfarë mund t’u kishte ndodhur personave pranë meje. Ishte një eksperiencë tërësisht e re, për të cilën nuk ishim të përgatitur.

Sapo mësova që isha pozitiv, u shqetësova për familjen time, për miqtë e mi. Shpresoj që kjo periudhë të kalojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mund të rikthehemi të luajmë në fushë”.

Related posts

PAS PREZANTIMIT TEK “BLUTË E LONDRËS”/ Trajneri Tuchel shpjegon pse Chelsea nuk do të bëjë merkato

Delo.autor

THEU FJALËN E TRAJNERIT SHEHI/ Dënohet futbollisti i Tiranës. Ja sanksioni i klubit

Delo.autor

“PASI PËRFUNDON KËTO TAKIME…”/ Kampioni i botës në depresion pas Botërorit: Ndihesha bosh

F.autor

Leave a Comment