Futboll La Liga Sport

KAOS NË SPANJË/ La Liga kërkon rinisjen e kampionatit, lojtarët refuzojnë të kthehen në fushë

Futbolli spanjoll tashmë është në një kaos të vërtetë, teksa një goditje tjetër e kanë dhënë edhe vetë futbollistët.

Nëpërmjet Sindikatës, lojtarë e ligës kanë hedhur poshtë protokollin e prezantuar nga Komisioni i Sportit, ku projektohej rikthimi i skuadrave në stërvitje dhe më pas rifillimi i kampionatit për të përfunduar sezonin.

Sipas futbollistëve, protokolli nuk është i qartë dhe dy janë pengesat më të mëdha. Si fillim kërkohet më shumë siguri dhe se nga protokolli I prezantuar nuk qartësohet se çfarë do të ndodhë nëse dikur rezulton pozitiv kur futbolli të kthehet në fushë. Sipas mediave spanjolle, ky qëndrim i sindikatës së futbollistëve minon shpresat për të rinisje të La Liga.barcelona-v-real-madrid-la-liga-5bd2d6bd713290150a000001

Më parë, lojtarët kishin kundërshtuar edhe mundësinë e grumbullimeve të gjata që do t’i mbanin ata larg familjeve. Tema të nxehta që kërkojnë zgjidhje të shpejtë, pasi koha kalon dhe afati i përcaktuar për të mbyllur sezonin ngushtohet ndjeshëm, duke forcuar edhe skenarin francez për pezullim të parakohshëm të kampionatit.

Related posts

“MENDOI SE KJO DO TË ISHTE…”/ Chiellini shpjegon atë që ndodhi me Jordi Alban para gjuajtjes së penalltive

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Neymar thyen çdo rregull për COVID-19, shikoni çfarë bën në Brazil (FOTO)

Delo.autor

VERONA-JUVENTUS/ Pas një aksioni perfekt vendas, mesfushori Barak rihap sfidën ndaj “Zonjës së Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment