Futboll La Liga Sport

“JASHTËTOKËSORI” ZBULON SEKRETIN/ Messi: Ndihesha i keqtrajtuar, doja të largohesha nga Barcelona

Leo Messi është pjesë e klubit të Barcelonës prej vitit 2000. Pesë vite më vonë debutoi në skuadrën e parë dhe pjesa tjetër është histori fantastike që e dinë të gjithë. Ylli argjentinas është treguar gjithmonë besnik ndaj katalanasve, por në një moment ishte shumë afër largimit.

Në vitin 2016 shpërtheu çështja e taksave, ai dhe babai i tij u shpallën fajtorë për 4.1 milion euro mashtrim tatimor midis viteve 2007-2009. Diçka e tillë e bëri të ndihej i trajtuar keq dhe Messi tregohet i sinqertë në një rrëfim për Rac 1.

“Në atë kohë, falë kaosit që ishte krijuar prej çështjes së taksave, dëshiroja të largohesha. Doja të ikja nga Barcelona, më saktë doja të largohesha nga Spanja. Ndihesha sikur isha trajtuar shumë keq, nuk doja të qëndroja më te Barcelona. Askush nuk më bëri ofertë, pasi kujtonin se nuk do të lëvizja.

Nuk e fsheh dot, ishte një situatë e vështirë për mua dhe familjen time. Më ngushëllonte fakti që fëmijët e mi ishin të vegjël dhe nuk e kuptonin se çfarë po ndodhte. Në fund vendosa të qëndroj, para së gjithash për veten dhe familjen time.

Nuk doja të ndryshoja qytet dhe të humbisja lidhjet që kisha krijuar me njerëzit dhe miqtë e mi. Do të më kishte ardhur keq t’i kisha humbur të gjithë këto po të largohesha“, deklaron Leo Messi.

Related posts

TREMBET BARCELONA/ Mbrojtësi i Manchester Unitedit gjakos Messin (VIDEO)

Delo.autor

Kaka: MILANI im do rikthehet të FITOJË. Juventusi favorit në letra, por ADN-ja jonë…

Isa.Autor

YLLI I EKIPIT PRANË JUVENTUS/ Klubi italian shënjestron si zëvendësuesin e mundshëm ish-lojtarin e Napolit

Delo.autor

Leave a Comment