Futboll La Liga Sport

FUTBOLLI NË KRIZË NGA KORONAVIRUSI/ Presidenti i La Ligas: “Pleshti” nuk shkon në Itali. Serie A, e mbytur në borxhe!

“Kriza e Koronavirus është globale, por në secilin vend përjetohet ndryshe. Niveli i borxhit të futbollit italian është shumë i lartë, sa dyfishi i La Liga-s dhe Bundesligës, me një qarkullim më të ulët parash. Situata ekonomike e Serie A është shumë më e komplikuar, ndaj klubet italiane nuk mund ta punësojnë Lionel Messin. Sidoqoftë, kapiteni i Barcelonës nuk mendoj se do të largohet”.

Në mes të një krize globale, që ka “kapur për fyti” edhe futbollin, presidenti i La Liga, Javier Tebas, hedh poshtë sugjerimet e ish-presidentit të Interit, Massimo Moratti, për një shkuarje të mundshme të yllit argjentinas te zikaltrit. Duke folur në një videokonferencë me mediat ndërkombëtare, ai ngulmoi se futbolli italian nuk ka mundësi financiare për të paguar pagën stratosferike të Messit, duke llogaritur edhe “fair play financiar”, që iu qëndron mbi kokë të gjitha klubeve europiane.

Related posts

E ÇUDITSHME/ Peshk ton që në mëngjes, ja dieta e golave të Lewandowskit

Delo.autor

Vdes lojtari italian Sauro Toma

Sadik.Autor

LËSHON AKUZA NDAJ TRAJNERIT SPANJOLL/ Fuertes: Guardiola ka shkatërruar futbollin…

Delo.autor

Leave a Comment