Futboll Sport

KORONAVIRUSI PREK DHE CEREMONINË E ÇMIMEVE/ Merret vendimi për anulimin e trofeut të madh individual

Nuk do të ketë më një garë që jemi mësuar të shohim në vitet e fundit Mesi-Ronaldo për trofeun “Lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA”, pasi që ceremonia vjetore nuk do të mbahet këtë vit prej koronavirusit.

mesi

Ceremonia për çmimet më të mirët që jepet nga FIFA ishte planifikuar për në shtator, por “Marca” raporton se këtë vit nuk do të jepen këto çmime si pasojë e pezullimit të futbollit prej pandemisë.

Vendimi i FIFA-s besohet të ketë ardhur për shkak të faktit se shumë kampionate në Europë janë pezulluar apo anuluar dhe në këtë mënyrë morali për mbajtjen e ceremonisë do të vihej në pikëpyetje.

Këtë çmim e ka fituar herën e fundit Lionel Mesi. Ndërkohë akoma nuk dihet se çfarë do të ndodhë me çmimet e tjera individuale tepër të rëndësishme “Topi i Artë” dhe “Këpuca e Artë Europiane”.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Mbrojtësi shqiptar në formacionin e javës në Europë (FOTO)

Delo.autor

Drejtori sportiv i PSG-së: Nuk është mirë për Ronaldon që Real Madridi po flet për Neymarin

Delo.autor

Lajm i rëndësishëm për Perunë/ Rikthet kapiteni i dënuar për përdorim kokaine

Sadik.Autor

Leave a Comment