Futboll Seria A Sport

LAJM I KEQ PËR MILAN/ Ibrahimovic pëson dëmtim dhe rrezikon ndalesë të gjatë

Një lajm shumë i keq ka ardhur për Milanin mëngjesin e sotëm, teksa një nga lojtarët më të mirë të skuadrës ka pësuar dëmtim.

“Sky Sport” raporton se Zlatan Ibrahimoviç ka pësuar një dëmtim ditën e sotme gjatë stërvitjes, ku ka ndjerë dhimbje në pulpë. Raporti i sipërpërmendur shkruan se suedezi është larguar shumë i trishtuar nga qendra stërvitore, teksa thuhet se dëmtimi mund ta mbajë jashtë fushave të lojës për një periudhë të gjatë.

Te Milani janë në ankth të madh, nëse dëmtimi është në tendinën e Akilit, gjë që do i hapte probleme shumë të mëdha 38-vjeçarit.

Në rast se do të ishte kjo e fundit, Ibrës do i duhej të qëndronte jashtë fushave për një priudhë shumë të gjatë, diçka që do të sillte edhe largimin e tij nga futbolli, duke parë edhe moshën e tij të madhe.

Related posts

SULMUESI ANGLEZ/ Liverpuli është si e DASHURA, që pasi e lë, e kupton se e doje shumë

Isa.Autor

KËRKON NJË EKIP TË RI/ Pato ka shansin e fundit, ja dy oferta nga Italia për sulmuesin…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Juventus-Tottenham, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment