Futboll La Liga Sport

NDIHEN TË PAVLERËSUAR NGA KLUBI/ Rebelohen lojtarët e Barcelonës dhe rrezikohet vazhdimësia e skuadrës

Kur ende janë në lojë dy kompeticionet më të rëndësishme, si La Liga dhe Liga e Kampioneve, për t’u luajtur, Barcelona ka nisur merkaton dhe riformatimin e skuadrës. Një lëvizje që mund të rezultojë një autogol.Barcelona

Katalanasit janë duke bërë lëvizje përpara të tjerëve në mënyrë që të arrijnë sa më shpejt objektivat që kërkojnë, por kjo gjë ka edhe pasoja negative. Në bisedimet e bëra flitet se do të ketë lojtarë që do të shkëmbehen dhe të tjerë që do të largohen për të sjellë të ardhurat. Diçka e tillë nuk i kënaq aspak lojtarët, të cilët kanë nisur të ndihen të tradhtuar nga klubi dhe të rebelohen që po trajtohen si sende, të cilat shkëmbehen për të transferuar lojtarë.

Lista e lojtarëve është shumë e gjatë, sepse thuajse askush me përjashtim të disa futbollistëve nuk e ka vendin e sigurt dhe janë në merkato. Duke filluar nga Umtiti, i cili duket se mund të transferohet tek Interi, për të shkuar te Semedo dhe Xhunior Firpo. Pa harruar lojtarët e mesfushës, si Vidal, Rakitiç, Artur Melo dhe sulmuesit Dembele, Breithueit.

barcelona

Në rast të ofertave të duhura, ata mund të largohen dhe diçka e tillë do t’i prishë shumë punë Barcelonës për të shkuar sa më larg në Ligën e Kampioneve apo në Champions. Të kërkosh të arrish objektivat me lojtarë të pamotivuar është diçka shumë e vështirë. Ata janë profesionistë, por ndihen të pavlerësuar nga klubi.

Related posts

ZYRTARE/ Disfata ndaj Kukësit, Juljan Ahmataj largohet nga drejtimi i Skënderbeut

Delo.autor

Messi duhet të fitojë Botërorin për t’u bërë si Pele dhe Maradona

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, Neymar zhbllokon sfidën ndaj Manchester United me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment