Futboll Seria A Sport

MILAN I SIGURON STËRVITJE GJATË KARANTINËS NË FUSHË/ Por Ibra gjobitet nga autoritetet me një shifër qesharake

Për dikë me egon e tij tri fushat e “Milanello”-s në dispozicion janë të mjaftueshme. Zlatan Ibrahimoviç vijon të stërvitet i vetëm në qendrën stërvitore kuqezi ku po “shlyen” edhe 14 ditët e karantinës së detyruar për këdo që shkel në tokën italiane pas një qëndrimi jashtë Italisë.ibra

Edhe dje, suedezi ka pritur fundin e stërvitjes individuale të shokëve të ekipit, për të zbritur më pas vetë në fushë e për të kryer përgatitjen e radhës që zgjati diçka më tepër se 60 minuta.

GJOBA – Më 9 maj Zlatan Ibrahimoviç planifikonte udhëtimin e tij drejt Milanos, por teksa ndodhej ende në Stokholm, shëtiste me një Ferrari SP2 Monza, një makinë me vlerë 1.6 milionë paund (afro 2 milionë euro) e një luks që mund ta përballojnë vetëm 499 klientë që përzgjidhen nga shtëpia automobilistike me qendër në Maranelo të Italisë.

Sipas “Sportbladet”, Ibra nuk duhej të ishte fare në rrugë sepse që nga 30 marsi ai automjet mund të përdorej vetëm për distanca të shkurtra.

ibra

Në këto kushte autoritetet pritet t’i dërgojnë 38-vjeçarit faturën e një gjobe që varion nga 1200 deri në 2000 korona suedeze, që e konvertuar vlen mes 110 dhe 190 eurove. Sigurisht bëhet fjalë për një shifër qesharake për të ardhurat e sulmuesit që vetëm nga Milani është paguar 3.5 milionë euro për gjashtë muajt e fundit.

Related posts

STRAKOSHA TITULLAR NË SFIDËN NDAJ INTER/ Ja plani i Lazios për t’i “vjedhur” firmën portierit të Kombëtares…

Delo.autor

PRITET TË GAROJË NË LOJËRAT OLIMPIKE/ Rekordmenia e atletikës, Luiza Gega: Synoj kualifikimin në finale

Delo.autor

Skënderbeu mendjen te CAS/ Përgatitjet do nisin në bazë të vendimit që do jepet në 5 qershor

Sadik.Autor

Leave a Comment