Futboll Sport

PAS MALDINIT/ Milan mund të përshëndetet edhe me futbollistin që këmbënguli shumë verën e shkuar

Mund të mos jetë një revolucion, por duket shumë. Pavarësisht vendit të katërt, pavarësisht se ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Milani po përgatitet të ndryshojë shumë.

Dhe për t’u larguar, sipas “Gazzetta dello Sport”, mund të jetë edhe njeriu kopertinë i vështirësive të sezonit të kaluar: Charles De Ketelaere. Fillimisht i konsideruar i patransferueshëm, ose pothuajse, veçanërisht për shkak të kohës së adaptimit dhe parave të shpenzuara një vit më parë për ta rrëmbyer nga Bruges, belgu u dëshmua të ishte si një peshk jashtë ujit në Milano dhe në Serie A.

Rreth 40 “klipe” ndeshjesh mes kampionatit, Ligës së Kampionëve, Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë, por me zero gola dhe shumë paraqitje zhgënjyese. Me një fjalë: “flop”. Edhe nëse përkufizimi në këtë mënyrë i një djali 22-vjeçar, në përvojën e parë larg vendit të tij mund të duket i ekzagjeruar.

Dhe kështu, edhe ai vihet në pikëpyetje. Siç është normale në botën e punës dhe gjithashtu në botën e futbollit. Fillimisht dukej se Milani donte të shkonte përpara, pavarësisht nga De Ketelaere, të përpiqej të vlerësonte investimin, të këmbëngulte. Por, nëse plotësohen kushtet e duhura, mund të mos jetë kështu.

“Matematika nuk është një opinion në rastin e CDK, – shkruan “Gazzetta”, – për të shmangur humbjet kapitale ai duhet të shitet për 28 milionë. A mundet Premier League e pasur të bëjë një hap përpara? Milani shpreson, sepse Charles nuk ka shfaqur shkëlqim dhe klas. Ai nuk është një shkëndijë që do ta bënte njeriun të mendojë për një ndezje përfundimtare.

Nëse ka mundësi do ta përshëndesë edhe ai “Djallin”. Pioli do të jepte dritën jeshile. Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, kishte paralajmëruar pak ditë më parë se vera do të jetë plot ngjarje. Dhe, me sa duket, do të ndodhë. “Unë mendoj se do të duhet të bëjmë disa shitje, – tha ai, – dhe të përfundojmë disa blerje të rëndësishme. Jemi ambiciozë në merkaton e kësaj vere”.

Mes Origi dhe Rebic, mes Messias dhe Ballo-Touré, De Ketelaere rrezikon gjithashtu vendin e tij. Dhe nëse nuk ndodh, ndjenja është tashmë ajo e mundësisë së fundit. Sidomos pas lamtumirës së përbashkët të Paolo Maldinit dhe Frederic Massara, dyshja që kërkonte fort ta merrte nga Bruges për ta sjellë në Itali.

Related posts

MOTO GP/ Marc Marquez i mohon fitoren francezit Quartararo, titulli formalitet

Delo.autor

POLONI-SHQIPËRI/ Ish-portieri Dudek: “Kuqezinjtë” mund të jenë ndëshkuesi ynë

Delo.autor

BONIEK “MASAKRON” BALOTELIN/ Italia luajti me një lojtar 15 kg mbi peshë…

Isa.Autor

Leave a Comment