Futboll Premier League Sport

MOMENT I SIKLETSHËM/ Mamaja i futet në dhomë kur po fliste me një fans (VIDEO)

Trent-Aleksandër Arnold është padyshim një nga më të mirët në botë në krahun e djathtë të mbrojtës, gjë të cilën e ka dëshmuar në vitet e fundit me Liverpulin.

Aleksander Arnold

I riu i talentuar nga Anglia është një zbulim i trajnerit Jurgen Klop dhe ka arritur të zërë një vend të rëndësishëm në formacionin e gjermanit.

21 vjeçari pati një rol tepër të rëndësishëm edhe në Ligën e Kampionëve për “Të kuqtë”. Dinakëria me të cilën ekzekutoi një goditje këndi në përmbysjen e madhe kundër Barcelonës në gjysmëfinale të Champions-it vitin e kaluar ka bërë që t’i shtohen edhe më shumë tifozët.

Pikërisht me tifozët ka lidhje dhe një video e postuar së fundmi nga “SPORTbible”. Arnold shfaqet në këtë video për të surprizuar një fans të Liverpulit i cili ka zgjedhur të ndihmojë në shpërndarjen e ushqimeve për të varfrit, pavarësisht se i rrezikohet jeta duke qenë se vuan nga azma.

Mirëpo një moment i “sikletshëm” i ndodhi mbrojtësit të Liverpulit gjatë kësaj video, duke qenë se nëna e tij futet në dhomë dhe e pyet me kë po flet. Arnold ia shpjegon se për kë bëhet fjalë, ndërsa tifozi nuk përton të përshëndesë dhe mamanë e Arnold, si dhe ta falenderojë që ka lindur një futbollist të tillë.

Related posts

“INTERI MUND TA HUMBASË DERBIN NË TAVOLINË”/ Gafa e ish-arbitrit Pieri në transmetim live

Delo.autor

TRIUMFUAN NË PREMIER LEAGUE/ Manchester City do të dënohet nga UEFA, ja çfarë rrezikon

Delo.autor

ISHTE “HEROI” I FINALES NË 2005/ Ja si legjenda polake feston përmbysjen e Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment