Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA/ Kishte marrë ofertë nga Reali, si ylli i Liverpool refuzoi madrilenët pak muaj përpara finales

Ish-zëvendëstrajneri i Egjiptit ka zbuluar se Mohamed Salah ka marrë një ofertë nga Reali në vitin 2018, pak muaj përpara finales së Champions-it kundër tyre, por sulmuesi i Liverpulit e ka refuzuar atë.

“Kur unë punoja me Hektor Kuperin, ne kishim një grumbullim në Zvicër në mars 2018”, Hani Ramzi tregon për “OnTime Sports”.

“Unë isha duke folur me Salahun dhe ai më tha se Reali i kishte bërë një ofertë. Oferta ishte me të vërtetë e mirë, ai e diskutoi atë me mua dhe zotin Kuper dhe vendosi që të qëndronte me Liverpulin sepse ndihej rehat atje”.

Pak muaj më vonë, Salah luajti në finalen e Champions-it kundër tyre, e cila përfundoi me dëmtimin e tij të famshëm në shpatull nga Ramos.

salah

Related posts

VIDEO/ Bayern në kolaps, Hoffenheim dyfishon shifrat me një supergol

Q.Autor

Paul Pogba: Dua trofetë para futbollit të bukur

Sadik.Autor

DORËZOHET BARCELONA/ Messi largohet në fund të sezonit. Ja te cila skuadër do vazhdojë karrierën…

Delo.autor

Leave a Comment