Futboll Seria A Sport

SHKËMBIMI I BUJSHËM/ Juventus ofron Rabiot për të rikthyer Pogba, ja vendimi i “Djajve të Kuq”

Pol Pogba është shumë pranë rikthimit te skuadra e Juventusit. “Zonja e Vjetër” dhe bardhezinjtë janë duke biseduar për të arritur një marrëveshje, në të cilën do të përfshihet edhe kalimi i Rabiosë në Mançester. Junajtid e di shumë mirë që duhet ta largojë Pogbanë në fundin e këtij sezoni sepse rrezikon që ta humbasë me kosto zero në vitin e ardhshëm. Kampionit të botës i përfundon kontrata dhe e mira është që të largohet tani. Përfshirja e Rabiosë në këtë marrëveshje është diçka që i intereson edhe Mançester Junajtidit dhe kjo gjë mund të shërbejë si një pikënisje për bisedimet mes palëve.

Pogba u transferua te Junajtid në vitin 2016 për 89 milionë paund, pikërisht nga Juventusi. Bardhezinjtë e kishin marrë nga të rinjtë dhe ai arriti të shkëlqente në Serinë A. Por, “Djajtë” kanë transferuar këtë sezon Bruno Fernandeshin dhe kjo gjë e detyron Solskjaerin që të largojë mesfushorin problematik  dhe të mos e konsiderojë si të paprekshëm. “L’Equipe” raporton se Juventusi është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për Pogbanë. Nga ana tjetër, nëna-agjente e Rabiosë, Veronika, është duke bërë gjithçka që djali i saj të luajë në Premier Ligë. Pas transferimit nga PSG-ja drejt Juventusit në verën e kaluar, dëshiron një tjetër aventurë, sepse nuk ka bindur aspak. Ai ka luajtur 24 ndeshje në këtë sezon, por ishte shumë larg pritshmërive.

Trajneri i Junajtidit, Solskjaer e vlerëson shumë si lojtar dhe mendon ta rikthejë sërish në nivele të larta. Duke parë krizën që kanë dy ekipet për shkak të Koronavirusit, shkëmbimi i lojtarëve është diçka që do të shihet shpesh në këtë
merkato.

Megjithatë, mediat nuk e raportojnë faktin se sa milionë do të paguajë Juventusi, përveç kartonit të Rabiosë për të rikthyer sërish Pol Pogbanë në Torino.

Related posts

“Ç’janë këto deklarata?” Figo kritikon André Gomes

Q.Autor

FOTO/ Karikatura e ditës nga ‘Goal.com’

Q.Autor

DOKUMENTI/ Elbasani si Luftëtari, zbulohet kërkesa e bashkisë për ekipin e ri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment