Futboll Seria A Sport

PIOLI DREJT PAMTUMIRËS/ Trajneri i madh konfirmon: Jam në bisedime me Milanin, na ka ndaluar Koronavirusi

Prej kohësh në media qarkullon lajmi se drejtimi i Milanit për sezonin e ardhshëm do i besohet trajnerit gjerman, Ralf Rangnik.Ralf-Rangnick-1

Ky i fundit do të zëvendësojë Piolin me shumë mundësi, që do të largohet nga kuqezinjtë pas vetëm pas një sezoni, ku ka arritur edhe rezultate pozitive. Zërat që Rangnik mund të jetë trajneri i Milanit i ka konfirmuar edhe vetë trajneri, i cili në një intervistë të dhënë për “Mitteldeutsche Zeitung”, ku është shprehur se ka qenë në bisedime me Milanin.

“Kam qenë në bisedime me Milani dhe ka interes nga ata për mua, por me shpërthimin e Koronavirusit kishte gjëra të tjera me të cilët duhet të merremi, përveç të menduarit nëse unë jam i duhuri për Milanin, apo anasjelltas. Unë nuk jam aspak i interesuar për anën financiare. Për mua e rëndësishme është të kem ndikim në një vend, kjo nuk ka lidhje me fuqinë, por duhet të jemi gati për situata të caktuara.

Mbaj mend ditët e para te Lajpcig, nuk kishte fizioterapistë, mjekë as ndihmesa. Dhe sezoni do të fillonte brenda dy javësh. Vendime të shpejta janë të nevojshme, së pari unë mora Aleks Zorniger, pastaj shkova në Lapjcig dhe punësova dy fizioterapistë të rinj dhe dy mjekë të rinj brenda pesë orësh. Nëse do të duhej të mendoja teorikisht se duhej të shkoja diku tjetër, duhet të isha në gjendje t’i bëja gjërat në këtë mënyrë.rangnick

Verner? Unë e njoh familjen e tij, e fejuara e tij gjithashtu di ta këshillojë shumë mirë. Ai duhet të vazhdojë të përmirësohet. Do të isha i lumtur nëse do të qëndronte. Nëse ai do të largohej ai mund të zëvendësohej, por Timo do të duhet të marrë në konsideratë nëse në një klub tjetër ai do të ketë mundësinë të luajë rregullisht si në Lajpcigu.”, u shpreh Rangnik.

Related posts

RIKTHIMI I IZRAELIT NË “ELBASAN ARENA”/ Trajneri Andreas Herzog: Maksimumin ndaj Shqipërisë

Isa.Autor

“NA LA PA FRYMË”/ Ish e dashura e Balotellit “TËRBON” Instagramin me fotot e fundit

Isa.Autor

Akira Nishino: Belgjika favorite por japim gjithçka për të fituar

Isa.Autor

Leave a Comment