Futboll Seria A Sport

PLASIN POLEMIKAT/ Ish-drejtuesi i federatës: E fshehën audion e VAR-it në ndeshjen Inter-Juventus dhe…

Një intervistë e dhënë së fundmi nga ish-prokurori i Federatës Italiane të Futbollit, Xhiuzepe Pekoraro, mund të ngjallë shumë polemika, kjo në lidhej me ndeshjen mes Interit dhe Juventusit në 28 prill 2018, e cila u fitua nga bardhezinjtë 3-2 në “San Siro”.

unnamed (1)

Kjo ishte një ndeshje vendimtare për sa i përket titullit në Serie A, me Napolin e Sarrit që në atë sezon dukej shumë afër fitimit të kampionatit, por pas ndeshjes së fituar me Interin, Juventusi u afrua më shumë me titullin dhe e fitoi atë. Një episod që u diskutua shumë asokohe, ishte fakti që Pjaniç nuk u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të rrezikshme, ndërsa për të njëjtën gjë Vesino i Interit ishte ndëshkuar me të kuq.

Pekoraro në një intervistë të dhënë për “Il Mattino”, ka zbuluar se i ka ndodhur diçka e pazakontë ndërkohë që po përpiqej të hetonte mbi atë ndeshje në “San Siro”. “Luhej ndeshja Inter-Juve dhe Orsato që drejtonte në atë ndeshje, më bëri që të irritohesha me gjyqtarët. Unë kisha marrë shumë ankesa se arbitri nuk e kishte mbajtur drejt ndeshjen. Nuk mendoja se do gjeja ndonjë gjë të paqartë, por për të qenë i sigurt, vendosa të hap një hetim.inter-juventus

Unë i kërkova Shoqatës së Arbitrave, të dëgjoja dialogun në audio-video mes dhomës së VAR dhe gjyqtarit të ndeshjes. Ata më dhanë dosjen me provat vetëm në fillim të sezonit tjetër. Ne e hapëm dosjen dhe e pjesA që nuk ishte regjistruar ishte ajo për të cilën ne u interesuam: ajo mes Orsato dhe VAR në rastin e Pjaniç. Ata më thanë se në dosje ishte gjithçka që ishte regjistruar nga ajo ndeshje. Ne kemi nevojë për më shumë transparencë.”, u shpreh Pekoraro.

Related posts

LIVERPOOL TRONDIT CHELSEA NË 4 MINUTA/ Sadio Mane protagonist, portieri Kepa “amator” (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Barcelona-Valencia, Përfundon pjesa e parë. Miqtë po bëjnë befasinë e madhe (VIDEO)

Delo.autor

Skënderbeu kthehet i frikshëm, shkatërron Flamurtarin në Vlorë

Sadik.Autor

Leave a Comment