Futboll Kategoria Superiore Sport

PRISHI “MAGJINË” 26-VJEÇARE/ Skënder Gega “përlot” me mesazhin për titullin e sezonit të kaluar…

Sot një vit më parë, në ndeshjen derbi ndaj Tiranës, në “Selman Stermasi”, Partizani siguronte matematikisht titullin kampion.

Në këtë mënyrë, të kuqtë prishin “agjërimin” e gjatë 26-vjeçar, duke marrë kurorën, që në total e kanë fituar 16 herë në histori.

12 maji i një viti më parë do të lumturonte pa fund zemrat e tifozëve të “demave”, që pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit të derbit të katërt të sezonit, do të pushtonin fushën e blertë të stadiumit të… Tiranës.

Në krye të një “orkestre”, që funksionoi për bukuri, ishte Skënder Gega, një ish-futbollist i kësaj skuadre, që ktheu trofeun e shumëlakmuar në familjen e tij të madhe e të kuqe.

Sot, një vit më vonë, është pikërisht Gega, që u largua në mënyrën më absurde nga drejtimi i kampionëve, ai që e kujton këtë përvjetor të shënuar e të freskët, duke e konsideruar 12 majin 2019 si ditën më të bukur në jetën e tij futbollistike.

Nga SHBA, ku ndodhet me familjen, tropojani shkruan përmes rrjeteve sociale: ““12 maji do të jetë gjithmonë dita më e bukur e jetës sime futbollistike”.

Related posts

ËSHTË TIFOZE E “ZJARRTË” E REAL MADRID/ Bukuroshja seksi zbulon linjat e saj trupore me fustan transparent (FOTO)

Delo.autor

LOJËRAT OLIMPIKE/ Fokusi tashmë në shëndetin mendor të atletëve

Delo.autor

“KA PASUR SHUMË GËNJESHTRA”/ Nabil Fekir akuza ndaj Liverpool: Ata na lënduan, u justifikuan me…

Delo.autor

Leave a Comment